- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Për vdekjen e tij e ka njoftuar, vajza e tij, Valentina Bunjaku Rexhepi, përmes profilit të saj në Facebook. Në njoftimin mortor, thuhet: “Me dhimbje të thellë e zemër të thye ju njoftojmë se sot k andërruar jetë babai ynë, Isah Bunjaku. Varrimi bëhet sot me ikindi në varrezat e qytetit në Gjilan Me dhimbje të thellë e zemër të thyer ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë babai ynë ISAH BUNJAKU. Varrimi bëhet sot me ikindi në varrezat e qytetit në Gjilan. Zoti e mëshiroftë në parajsë shpirtin e tij të bardhë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ngritur 33 aktakuza, prej tyre 19 për vjedhje të shërbimeve
Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale: Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave…
Policia e Kosovës ka ndaluar dy vetura me targa vendore në magjistralen Gjilan-Ferizaj, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në vetura, janë zbuluar nga katër pasagjerë migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se kishin për destinacion Shqipërinë dhe më pas vendet e Bashkimit Evropian. Policia ka identifikuar edhe vendin ku dyshohet se migrantët kanë qëndruar, ku janë hasur edhe gjashtë persona të tjerë nga India pa dokumente identifikimi. Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës janë angazhuar në rast, ndërsa migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në Drejtorinë Rajonale të…
Fillon java studimore në Universitetin PH Zug në Zvicër për delegacionin e Universitetit “Kadri Zeka”
Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka nisur javën studimore “Mobility Exchange for Staff and Students” në Universitetin PH Zug në Zvicër. Në përbërje të delegacionit janë edhe Prof. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, anëtare e Këshillit Drejtues, Betim Berisha, U.D. udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, si dhe 11 studentë nga UKZ. Rektori Dërmaku dhe ekipi i tij janë pritur nga Prof. Dr. Clemens Diesbergen, Prorektor për Çështje Akademike në PH Zug, dhe Shpresa Jashari, udhëheqëse…
Kryetari Haliti: Nga Gjermania është nisur një donacion i rëndësishëm për në Viti që do të ndihmojë zjarrfikësit
Kryetari Haliti ka paralajmeruar se nga Gjermania për në Viti është nisur një donacion i rëndësishëm që do të ndihmojë zjarrfikësit tanë në punën e tyre fisnike. ”Komuna jonë së shpejti do të pajiset me disa automjete dhe disa pajisje, të cilat do të jenë në shërbim të Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti”, ka thënë kreu i kesaj komune. Sipas ttij,, ky donacion u bë i mundur falë përkushtimit dhe vullnetit të bashkatdhetarit nga Binça e Vitisë, Vilson Gega, i cili bashkëpunoi ngushtë me autoritetet gjermane dhe komunën e Vitisë, që të sjellin këtë donacion shumë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar rregullat për blerjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. “Shitja e fishekzjarrëve lejohet nga 19 deri më 31 dhjetor. Përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetor deri më 1 janar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Nëse këto masa nuk respektohet, MPB-ja paralajmëron për gjoba. “Respekto këto data për të shmangur gjobat dhe për të festuar me siguri dhe gëzim! Siguria është prioriteti ynë – festo përgjegjësisht!”.
PAP-Testi dhe Mamografia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan histori suksesi
PAP-Testi dhe Mamografia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan histori suksesi Ekipi i PAP Testit nga Komunën e Gjilanit ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur i pari në nivel vendi me mbi 900 screninge e mbi 400 me shumë se Komuna ne vendin e dytë. Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm, punës së palodhshme dhe profesionalizmit të treguar nga ekipi, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve./GJILANI INFO/
Nga janari deri në tetor të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 22,418 lindje, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Meshkujt vazhdojnë të kryesojnë me numër, pasi gjatë kësaj periudhe kanë lindur 11,651 djem dhe 10,767 vajza. Vetëm në muajin tetor janë regjistruar 2,367 lindje, nga të cilat 1,212 janë meshkuj dhe 1,155 femra. Ky numër është pothuajse i barabartë me atë të muajit shtator, kur lindën 2,370 fëmijë (1,251 meshkuj dhe 1,119 femra). Në muajin gusht janë regjistruar 2,346 lindje, ndërsa në korrik ky numër ka qenë më i lartë, me 2,442 lindje. Në…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetre (63) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: tridhjetenjë (31) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave, tridhjetekatër (34) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), gjashtë (6) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve, gjashtë (6) ankesa, katër (4) persona të ndaluar, tri (3) kërkesa për sigurimin e pranisë së të…
Komuna e Gjilanit dhe policia angazhohen për siguri në festat e fund vitit dhe parandalimin e problemit me lojërat në Tik-Tok
Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Agim Lipovica, ka prit në takim drejtoreshën e Inspeksionit Entela Hyseni dhe drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë për festat e fundit vitit dhe problemin me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok në Komunën e Gjilanit. Komandanti Agim Lipovica, tha se duhet angazhuar bashkërisht në parandalimin e problemeve dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët për festat e fundit dhe në shkolla, ku po paraqiten problem si shkak i lojërave në Tik-Tok. “Duhet ndërmarrim masa parandaluese me rritjen kontrolleve policore, inspektorëve…

