Me këtë rast, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, Nazim Gagica ka thënë se Dita e Veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është një ngjarje e shënuar. Ngjarje që nderon dhe kujton kontributin dhe sakrificat e ushtarëve dhe dëshmorëve që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Sipas tij është thënë se kjo ditë shënon respektin dhe mirënjohjen ndaj atyre që vunë vetën dhe jetën në shërbim të Atdheut.
“Bashkë me kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, morëm pjesë në aktivitetin përkujtimor, ku bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Ky moment ishte i mbushur me nderim dhe kujdes, duke i shprehur respektin e përjetshëm atyre që bënë të mundur lirinë që gëzojmë sot. Mirënjohës përjetë”, ka thënë Gagica. /GJILANI INFO/