Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi ka përmendur nënshkrimin e kontratës për rinovimin e palestrës sportive dhe të ndërtimit të stacionit të autobusëve, ka vlerësuar, -”Fundviti me super investim në Gjilan!”
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë palestrën e sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, ka thënë ai.
Sipas tij, është thënë se po përmbyllet viti edhe me një tjetër projekt tjetër madhor.
“Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e re për transportin! Stacion modern, investim prej rreth 1 milionë euro.”, është shprehur kryetari Hyseni./ GJILANI INFO/