Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për një tentim grabitje në rrugën “Ramiz Cërnica” të qytetit në Gjilan, kanë bërë me dije sot autoritetet policore.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/