Author: admin

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se nivelet e larta të kolesterolit janë shumë problematike kryesisht në vendet evropiane dhe prekin të dyja gjinitë. Sipas këtyre statistikave, një e treta e rasteve të sëmundjeve ishemike të zemrës shkaktohet nga kolesteroli i lartë. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, vënë re një numër në rritje të personave që preken nga ky problem. Kolesteroli dhe dhimbjet e kyçeve në pamje të parë duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Megjithatë ndikimi i tyre në shëndet është shumë i fortë dhe drobitës. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni…

Read More

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, është takuar të hënën me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Bashkë me Zhegrovën, tek i pari i kryeqytetit ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Me këtë rast, yllit të Lilles, Rama ia ka dorëzuar “Hyjneshën në fron”, derisa ka thënë se Zhegrova po e bën krenare Kosovën me paraqitjet në Evropë. “Fillova ditën me lojtarin e vitit, Edon Zhegrova. Talentet si ai na bëjnë krenarë, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet në skenën ndërkombëtare. Kryeqyteti gjithmonë mbështet kampionët e saj”, ka shkruar Rama…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar 6 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe ka ngritur 2 aktakuza ndaj 2 personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe katër (4) persona janë ndaluar për veprën…

Read More

Nga: Orhan Pamuk (ligjëratë e mbajtur në Oklahoma, në vitin 2006) Përktheu: Qerim Raqi Ka tridhjetë vjet që shkruaj. Këtë e kam thënë vazhdimisht, aq shpesh, sa nuk është më e vërtetë; sepse tani kanë kaluar tridhjetë e një vjet. Megjithatë, është kënaqësi të them se kam tridhjetë vjet që shkruaj romane. Ndonëse as kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Herë pas here shkruaj gjëra të tjera – ese, recensione, për Stambollin apo për ndonjë çështje politike, apo fjalime për evente si kjo … Profesioni im i vërtetë dhe ajo që më mban në jetë është të shkruaj romane…

Read More

Duke thyer barrierat dhe duke bërë histori, Maltina Jashari po frymëzon të rejat që të ndjekin ëndrrat e tyre në fushat e dominuara nga meshkujt. Udhëtimi i saj dëshmon se talenti dhe vendosmëria nuk njohin kufij. Përfaqësimi i Kosovës në skenën botërore si shoferja e parë femër shqiptare e garave është një nder që ajo e mban për zemër dhe ajo vazhdon të hapë rrugën për brezat e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Maltina është krenare të shpallë arritjen e saj më të fundit: kualifikimin në finalen e Kupës së Kombeve të Formula për Gra këtë maj! Konkurrimi me Radical SR3…

Read More

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që dyshohet se ka kryer vjedhje në një lokal afarist në rrugën “Gjinollët”, të këtij qyteti. Mediat njoftohen se i dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për “Vjedhje”. “Më datën 23.12.2024 kemi pranuar informacion për një rast vjedhje i ndodhur në një lokal afarist në rrugën ‘Gjinollët’ në qytetin e Gjilanit. Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore si rezultat i të…

Read More

Në prag të festave të fundvitit dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, Komuna e Gjilanit, kanë vendosur shtëpizat e Vitit të Ri në sheshin e “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” në qendër të qytetit me moton “Knaqësi n’fundvit”. Hapja e shtëpizave të Vitit të Ri bëhet sot në orën 17:00. Tash disa ditë edhe qendra e qytetit është stolisur dhe ndriçuar me drita e dekorime me qëllim që festat të jenë më madhështore. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shtëpizat, dritë dhe atmosferë e zjarrtë do të mbushin rrugët e qytetit. “Sonte Gjilanin e ndezë festa. Bashkohuni me ne…

Read More

Azem Shkreli Flas me ty, ti hesht e luan me valë. Ti s’je më syri im as loti i saj. Flas me ty, ti shikon pulëbardhat. Për Shën-Naumin paske zemër t’gjerë. Flas me ty, ti kotesh mrekullie. Më vjen të zbres në fund t’fundit, të vdes i gjelbër me algat.

Read More

Nga: K. Goca Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, flet për ambiciet e tij me Baselin dhe kritikat ndaj arbitrave. “Sigurisht që kam ambicie dhe e kam përmendur disa herë që FC Basel duhet të luajë për tituj. Ky është qëllimi im më i madh”, thotë në një intervistë të gjatë Shaqiri për mediumi zviceran “Blick”. Zhgënjimi juaj me gjyqtarët zviceranë pas ndeshjes në St.Gallenin? A është qetësuar? “Për mua, kartoni i kuq i Traores nuk është ende një karton i kuq. Në vende të tjera nuk do ta kishin fishkëllyer kurrë. Ai godet topin aq qartë, ka pasuar dhe më pas ndëshkohet…

Read More