- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
“Sytë e saj blu si re” është libri më i ri poetik i Artan Kajtazit. Poezitë e Kajtazit nuk janë thjesht pasqyrë e ndjenjave, por një reflektim mbi mënyrën se si individi e përjeton dhe e interpreton botën përreth tij. “Sytë e saj blu si re” është një udhëtim poetik që shpreh bukurinë dhe kompleksitetin e ndjenjave të njeriut. Poezitë në këtë përmbledhje janë të mbushura me reflektime mbi ekzistencën, identitetin dhe marrëdhëniet njerëzore, duke përdorur natyrën si një pasqyrë të brendshme të perceptimeve dhe mendimeve filozofike. Në këtë kuadër, ekzistencializmi bëhet një mjet për të kërkuar kuptim dhe…
Vizitohen dhe urohen famullitë e Stubllës, Letnicës dhe Binçës për festën e krishtlindjeve katolike nga kryetari Haliti
Me rastin e Krishtlindjeve Katolike, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar Kishat Katolike në Stubëll të Epërme, Letnicë dhe Binçë ku u prit nga famullitarët. Kryetari Haliti ka uruar famullitarët dhe gjithë qytetarët e besimit katolik për festën e Krishtlindjeve, duke dëshiruar që kjo ditë e shenjtë të shërbejë për solidaritet, harmoni e paqe, si dhe të përçojë mesazhin e dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve./GJILANI INFO/
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, njëherit njëri nga organizatorët e protestës së datës 12 gusht 2024 në Bujanoc, është paraqitur këtë mëngjes në stacionin policor pas një thirrjeje nga autoritetet serbe. Lutfiu në një postim në Facebook, ka treguar se arsyeja e thirrjes ishte lidhur me vendosjen e dy bilbordeve që shpallnin njoftimet për protestën, për të cilat, sipas tij, nuk ishte marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe nuk ishte paguar taksa përkatëse. “Përmes një thirrje jam ftuar që sot në ora 9:00 e mëngjesit të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc. U paraqita në stacionin…
Policia ka arrestuar një shtetas gjerman në Gjilan pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person pas një mosmarrëveshje të mëhershme, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës prej 24 orësh. Njofothet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30, në Gjilan, ngjarje kjo në të cilën viktima ka pësuar lëndime trupore si dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka lavdëruar qasjen prej një lideri të padiskutueshëm të Granit Xhakës në kombëtaren helvetike. Ai ka pranuar se për shumë gjërat taktike në skuadër konsultohet me Xhakën. “Ne përfshimë këshillin e lojtarëve dhe përgatitëm lojtarët për ndeshje. Lojtarët me përvojë gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi. Fjala e lojtarëve me përvojë ka një peshë të madhe. Kur një Granit Xhaka ose një Manuel Akanji thonë diçka, një lojtar i ri zakonisht dëgjon. Veteranët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Yakin. Ai ka zbuluar pastaj se Xhaka po përgatitet për t’u…
Ahmet Selmani (ose mashtrim optik) Nuk e di nëse na kanë lënë sytë na ka mpakur sëmundja e harresës apo gjithë kohën shohim ëndrra të dehura kur këndojmë për madhësinë e Shqipërisë e cila duket sa një kokërr meli në hartën e përgjakur të botës./GJILANI INFO/
Tjetër aktakuzë për krime lufte është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet G.V, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së. “Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit…
Sot në Shipashnicë është mbajtur takimi për shënimin e 20 vjetorit të rënies së Liridon Dërmakut. Ky takim është organizuar nga Këshilli i fshatit në Shipashnicë të Epërme si dhe Komunës së Kamenicës. I pranishëm në këtë takim nga Komuna e Kamenicës ka qenë Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati. “Kontributi i Liridonit dhe familjes së tij ka nisur herët, që nga babai i tij e xhaxhai që kanë dhënë shembull të kontributit, kontribut ky që duhet të na shërbejë si udhërrëfyes edhe për punën tonë si institucione”-ka thënë Kryesuesi Kastrati. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe…
Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për projektin e Banimit Social Adekuat, nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë edhe grupet më të cenueshme të shoqërisë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se memorandumi për Banimin Social është nënshkruar. “Komuna e Gjilanit është një nga përfitueset e këtij projekti, që ka një vlerë prej 37 milionë eurosh”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, shtoi se në…
Të nderuar qytetarët të komunës së Vitisë dhe të gjithë besimtarë katolik kudo që jeni! Në prag të kremtimit të Krishtlindjeve Katolike, në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë gëzim, paqe dhe harmoni në familjet tuaj. Le të jetë kjo ditë e bekuar një mundësi për të përçuar dashuri, solidaritet dhe mirëkuptim, duke ndarë lumturinë me të gjithë ata që na rrethojnë. Gëzuar Krishtlindjet! Me respekt, Sokol Haliti Kryetar i Komunës së Vitisë

