- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Faton B. Mehmetaj Që kur ka ardhur Aleksandar Vuçiq në pushtet, protesta dhe pakënaqësi kishte vazhdimisht në Serbi, por këtë vit (2024) protestat kundër Qeverisë së Vuçiqit ishin masive dhe me kërkesa të qarta politike. Një protestë e madhe ishte organizuar në maj të vitit 2024, pas një aksidenti në një shkollë fillore në Beograd, ku nga një sulem që e kishte kryer një nxënës i kësaj shkolle kishin vdekur tetë nxënës dhe roja e shkollës. Pak kohë pas kësaj ngjarje tragjike në një shkollë fillore të Beogradit, kishte ndodhur një sulm tjetër terrorist, ku një person i moshës…
Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit. Studimet kanë treguar se rigoni ka fuqi antioksiduese më të mëdha se vitamina E, frutat, perimet apo frutat e thata. Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokalli dhe 4 herë më i lartë se boronicat. Rigoni njihet për fuqinë anti-bakteriale dhe rekomandohet të përdoret për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore përfshirë kollën. Në këtë…
Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato. Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hans Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco. Tashmë mbetet për t’u…
Skender Zogaj Gjithçka me të vjetrën, gjithandej Pos vapës përcëlluese Dhe qenve me vath në vesh Që enden rugêve të kryeqytetit, E në mbrëmje te rrethojat e parlamentit Me lehje të mlodhta e kafshojnë terrin Ëndrrën njerëzore mos me lēnë me cof! Asgjë e re, gjithandej nëpër nahi Pos mërgimtarëve me vetura të shtrenjta Të azdisur nëpër dasma të trenta, Pa e vra mendjen për zogjtë e kaltër Që fluturojnë e bien gjithkund T’syrgjynosur nga dëshprimi pa fund! Të njejtat halle gjithandej vilajetit Enden shpresat e shkyeme të miletit Që s’ka çfarë t’i bëjnë gomarit Prandaj i mëshojë samarit Se…
Nga H.O Maxharraj: Punë e madhe qe shteti gjenocidial i Serbisë se njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe demokratik Gjatë ditës së sotme, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë me asnjë çmim pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të udhëheqë një politikë të pavarur, në përputhje me interesat e saj kombëtare. “Së pari, ata po përpiqen që sa më shpejt të përfundojnë gjithçka për Kosovën dhe shohin që derisa jam unë kryetar i kësaj qeverie, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë çmim”, ka thënë presidenti serb. Pas kësaj…
Sipas personit që është ankuar në polici për rastin, thuhet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij. Dhe se aty kanë vjedhur një pistoletë për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Nuk raportohet për të arrestuar, por thuhet se rasti është në hetime./GJILANI INFO/
Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve. Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara. Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka dalë në terren jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës për të parë gjendjen e rrugëve. Ai tregoi se pas reshjeve të dendura të borës, operatori ekonomik nga mëngjesi ka kryer pastrimin…
Presioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse nuk kontrollohet rregullisht dhe siç duhet. Ka disa gjëra që mund të bëni për të kontrolluar presionin e gjakut, dhe përveç marrjes së medikamenteve të përshkruara dhe ushtrimeve fizike, duhet gjithashtu të shikoni se çfarë hani. Siç shkruan British Express, konsumimi i tepërt i kripës është një nga shkaqet kryesore të njohura të hipertensionit. Megjithatë, kripa nuk është i vetmi faktor dietik që kontribuon në presionin e lartë të gjakut. Ekspertët në Health Match kanë veçuar katër opsione të njohura të mëngjesit…
Edon Selmani Shqiptarët andej e këndej kufirit shqiptaro-shqiptar do të ishin të gatshëm dhe të lumtur të ulen në “sofrën e madhe” të BE-së vetëm si të ribashkuar. Pavarësia e Kosovës nuk i zgjidhi të gjitha problemet e Kosovës e të rajonit, ajo është një arsye më e madhe për ribashkim kombëtar. Integrimi i shqiptarëve në organizmat e Bashkësisë Ndërkombëtare, hap shtigje të prosperitetit kombëtar që do ti ndihmonte edhe Evropës dhe jo vetëm të Evropës? E nesërmja … shqiptarët e ribashkuar do të kontribuonin në stabilizimin e gjithë rajonit. Populli i Kosovës si asnjëherë më përpara është i…
FC Kosova Düsseldorf ka synime të mdha, hyrjen në Oberliga. Një tjetër emër i njohur i bashkohet skuadrës që përfundoi në vend të dytë në Landesliga, Leonard Lekaj, ish-lojtari kryesor i SC Union Nettetal. “Do të doja të falënderoja klubin që më dha këtë mundësi në atë kohë”, shpjegoi 34-vjeçari, i cili më parë ka luajtur për 1. FC Mönchengladbach, Grün-Weiß Holt, 1. FC Viersen dhe SC Rheindahlen. Me 164 paraqitje në Oberliga (21 gola dhe 22 asistime), ai ka qenë një nga lojtarët absolut prej kohësh të Nettetal në vitet e fundit.

