Author: admin

Hulumtimet e reja tregojnë saktësisht se sa duhet të ecim çdo ditë për të jetuar më gjatë. Mirë, ne të gjithë e dimë se ushtrimet në përgjithësi mund të bëjnë vetëm mirë për trupin tonë. Është treguar dhe vërtetuar nga dhjetëra kërkime ndër vite. Por a e keni imagjinuar se diçka aq e thjeshtë sa ecja mund të rrisë ndjeshëm jetëgjatësinë tuaj? Zakoni i përditshëm i ecjes mund të shtojë deri në 10 vjet në jetën tuaj, nëse ndiqni një rregull të thjeshtë: qëndrueshmëri dhe kohëzgjatje të mjaftueshme. Hulumtimi i ri nga Universiteti Griffith i publikuar së fundmi në…

Read More

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Werder Bremen ka shprehur interesim për ta transferuar Mërgim Berishën nga Hoffenheimi. Weder Bremen kaloi në një formë fantastike gjatë vitit 2024 duke qenë çerekfinaliste e Kupës së Gjermanisë teksa momentalisht mban pozitën e shtatë në Bundesliga. Tashmë është bërë e sigurt që Berisha do të largohet nga Hoffenheimi dhe këtë mund ta bëjë qysh në afatin kalimtar dimëror nëse krijohen kushtet. Megjithatë, drejtuesit e Werder Bremenit kanë ende disa dyshime sa i përket transferimit të Berishës dhe ende nuk kanë vendosur përfundimisht. Sipas informacioneve të mediumit gjerman DeichStube, sezoni i deritanishëm i…

Read More

Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore dhe pedagogjike me Universitetin e Bazelit Mjek specialist i neurokirurgjisë, docent privat në Universitetin e Bazelit dhe neurokirurg në SHBA, në Denver, Kolorado. Pasi kishte mbaruar specializime të ndryshme në Spitalin Universitar të Kolorados, nga pranvera që shkoi ai është ftuar nga po ky spital prestigjioz amerikan, ku tashmë ai është duke punuar. Para kësaj ai kishte punuar si mjek drejtues në Departamentin e Neurokirurgjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit. Kjo është vetëm një pjesë e “portofolios” së bashkëbiseduesit tonë, Dr. Edin Nevzati.…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një dokument me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune në vlerë prej rreth 600 mijë euro. Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”- Sadovinë e Çerkezëve, “Nijazi Rexhepi”- Sllatinë e Epërme, “Mirali Sejdiu”- Gërmovë në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës”- Buzovik. Në këto objekte do të realizohen masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë izolimin termik, instalimin e sistemeve…

Read More

Xhemile Adili Në të gjitha lëndët e jetës, Ndoshta jam shumë e dobët, Por në lëndën e dhimbjes Marr notën dhjetë, Ku nga vala e nxehtë të shiut nën qepalla Dhe lulëkuqet vyshken, Sa kishin filluar të hidhnin shtat, E ti që s’ma njeh shpirtin, Ma vret, ma godet, Dhe më flak si leckë, Tej rrugës me këmbë, E unë nga shpirti im, Të gjitha luleve dua t’u jap jetë Dhe fijet e barit të frymojnë, Mbi gur të çelin lule, E ti pa mëshirë gërvisht qiellin tim, Larg meje me trishtimi më shqyen lëkurën, Gozhduar zemrën ma mban, Prandaj…

Read More

Nga: Spartak Ngjela Shqiptaria sot ndihet e krijuar në tre shtete shqiptare, por koha po kërkon një frymë të re kombëtare për të gjashtë milionë shqiptarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. I. Shqipëria në 50 vite, që nga viti 1945 e deri në vitin 2005, e krijoi shqiptarinë të bashkuar me stil të veçantë letrar, me letërsinë dhe literaturën në gjuhën shqipe; dhe ky është fakt. Sepse me letërsinë e saj të zhvilluar,  Shqipëria u dha mundësi shkollave të mesme në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe Universitetit të Kosovës dhe që së bashku të krijonin një masë…

Read More

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 288 gjoba trafiku. Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku për një ditë. Sipas policisë, në këtë periudhë kohore janë shënuar 22 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale. Po ashtu, janë arrestuar 23 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Read More

Dyshohet se në muajin dhjetor një grua është sulmuar seksualisht nga një person dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja është raportuar të dielën rreth orës 22:30, në Gjilan. Tutje thuhet se dy të dyshuarir janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje. “Dyshohet se në muajin dhjetor  viktima f/k është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i…

Read More

Komuna e Gjilanit – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Këshilla të rëndësishme për siguri në përdorimin e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit. /GJILANI INFO//

Read More