- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Sot në Komunën e Kamenicës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me UN Women, financuar nga Bashkimi Europian, është mbajtur punëtori mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, Zyrtarët komunal kanë pasur mundësinë që të mësojnë nga afër rreth praktikave më të mira të buxhetimit gjinor si dhe bashkëpunimit ndërsektorial për arritjen e një planifikimi shumë më të mirë rreth ndarjes së drejtë buxhetore. Trajnimi në fjalë, është i dyti me radhë për të njejtën temë, e që përqafon edhe kriteret dhe aktivitetet e Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore./GJILANI INFO/
Është arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij. Policia njofton se personi i dyshuari kishte shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. “Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet për rastin./GJILANI INFO/
Në Sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës është mbajtur dëgjimi publik për prezantimin e punës së realizuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024. Kryetari Rahimaj ka prezantuar në detaje punët e realizuara deri më tani në sektorin e arsimit, infrastrukturës, zhvillimit, bujqësisë, shëndetësisë, kulturës e sportit. Në arsim është prezantuar pjesa e investimeve në ndërtimin e sallës së sporteve në Kamenicë, çerdhen e re në Roganë, rinovimet e bëra në shkollat “Metush Krasniqi”, “Rexhep Mala” e “Asllan Thaqi”, bursat e ndara për studentë si dhe investimet e bëra nëpër kabinetet e shkollave. Në pjesën e zhvillimit janë prezantuar investimet…
Asfaltohen 25 rrugica në fshatin Livoç dhe te qarkorja, Hyseni premtimet tona po marrin formë
Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po vazhdojnë jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat e Komunës së Gjilanit. Me rreth tre kilometra asfalt po bëhen mbi 25 rrugica në rrugën qarkore dhe në fshatin Livoç i Ulët, të cilat do të lehtësojnë jetën e banorëve të këtyre pjesëve. Për të parë realizmin e punimeve ka dalë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarin komunalë Besnik Shalën. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky është një hap tjetër drejt transformimit. “Gjatë javës isha në terren për…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se dje me datën 26 dhjetor në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve. “Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet…
Hyseni: Po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët
Shërbimet e administratës për qytetarët vazhdojnë të përmirësohen çdo vit e më shumë. Krahas ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët, po ashtu janë shënuar rezultate të prekshme edhe në infrastrukturë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se njëri ndër projektet më të rëndësishme të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, është edhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve në vendimarrrje e planifikim në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje i ndihmuar nga USAID-i. Më tej ai tregoi se në 14 takime janë marrë propozimet për projektet që do të zhvillohen në vitin 2025, duke përfshirë: terren sportiv në…
Është mbajtur punëtoria e dytë për RVV në Fakultetin Ekonomik për programin Master “Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore”
Në kuadër të aktiviteteve për sigurimin e cilësisë, stafi i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur punëtorinë e dytë për Raportin e Vetëvlerësimit (RVV) të programit Master “Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore”. Punëtoria u fokusua në analizimin e detajuar të gjetjeve dhe përgatitjen e raportit përfundimtar të vetëvlerësimit. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Assoc. Dr. Xhevat Sopi, në fjalën e tij gjatë punëtorisë theksoi rëndësinë e procesit të vetëvlerësimit për përmirësimin e cilësisë së programit Master “Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore”. Ai tha se ky proces është thelbësor për të siguruar që programi ynë…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj në praninë e shumë qytetarëve, mbrëmë ka bërë ndezjen e dritave të vitit të ri. Me këtë rast ai ka shpërdarë edhe dhurata për fëmijët që kanë qenë të pranishëm. Ndezja e dritave shënon edhe fillimin e Kamenica Winter Fest./GJILANI INFO/
Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e 12 dhe e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e kaluar duke bërë me dije se shumica prej tyre janë vlerësuar si të ligjshme. Ai gjithashtu i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe trupat e saj për angazhimin e tyre një vjeçar duke ju uruar atyre dhe të gjithë qytetarëve fesat e fund vitit. Urimet për fundvit ju janë bashkangjitur edhe gjithë subjektet politike që janë pjesë…
Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar raste aksidentesh dhe shqiptime tiketash trafiku në raportin e polici së vendit tonë. Përndryshe për periudhën në fjalë, behet e ditur se kanë ndodhur 79 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 300 tiketa trafiku. Për aksidentet në trafik, thuhet se 19 prej tyre të kenë qenë me lëndime, kurse 60 aksidentet tjera vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 16 persona dhe 4 të tjerë janë paraburgosur. /GJILANI INFO/

