Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Shqiptarët në Medvegjë, të vetmuar dhe mysafirë në shtëpitë e veta
Kosovë Lindore

Shqiptarët në Medvegjë, të vetmuar dhe mysafirë në shtëpitë e veta

adminBy adminJanuary 16, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryesisht çifte të moshuarish. Ata që kanë mbetur atje thonë se arsyet e largimit të shqiptarëve janë të shumta, ndërsa si kryesoret përmendin diskriminimin, mungesën e infrastrukturës dhe politikat e autoriteteve serbe për pasivizim të adresave të banimit. Por, atje ende ka shqiptarë që s’e kanë në plan të largohen.

Haki Beiçi 58 vjeçar është ndër banorët e rrallë shqiptarë që jeton në fshatin Ramabajë të komunës së Medvegjës në jug të Serbisë.

Përderisa bashkëshortja e tij po mjekohet në Kosovë, ai është personi i vetëm që jeton në një hapësirë brenda 4 kilometrave katrorë.

Në lagje nuk ka mbetur askush nga kushërinjtë dhe fqinjët e dikurshëm.

Kushtet e vështira të jetesës, mungesa e infrastrukturës dhe papunësia i kanë shtyrë shqiptarët të largohen.

Ramabaja, që dikur kishte 32 amvisëri shqiptare, sot ka vetëm shtatë, kryesisht banorë të moshuar.

Hakiu që ka në pronësi mbi 100 hektarë tokë, përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Për shkak të dallimeve të theksuara ndëretnike fqinjët serbë ngurrojnë ta ndihmojnë, pavarësisht pagesës.

“Dy punëtorë i kam. i kërcënojnë “kemi me të të vra shkoni me punua për atë. Shteti nuk i merr parasysh ato kërcënime. Unë i kam njoftua. Shteti u ka shti këto urrejtje, se s’mund me i bo krejt popullin, krejt serbët me i ba që janë të keq”, deklaroi Beiçi.

Ramabaja është fshat me popullatë të përzier, shqiptare dhe serbe.

Sikurse edhe nga fshatrat tjerë të Medvegjës, shqiptarët u larguan para dhe pas luftës në Kosovë në vitin 1999.

Shumë prej tyre shteti serb ua ka pasivizuar apo fshirë adresat e banimit.

Për pasojë kanë humbur shtetësinë e Serbisë dhe të gjitha të drejtat civile.

Fatin e njëjtë e kishte edhe familja e Hakiut në vitin 2019.

Pas pesë vjetësh beteja ligjore, Hakiu riktheu adresën vetëm për veten dhe bashkëshorten.

Por, sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar, pasivizimi i adresave synon ndryshimin e strukturës etnike të Medvegjës.

Një proces që Afrim Ferati e cilëson si spastrim etnik administrativ.

“Në esencë pasivizimi është një akt evidentues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm për të pasë evidencë për çështje interne, nuk do të duhej të prodhonte kurrfarë pasojash juridike për jetën e qytetarëve, por ja që këtu në Komunën tonë ndodh ashtu. Këta qytetarë nuk e gëzojnë asnjë të drejtë të shtetësisë, janë shndërruar në njerëz apatrit”, deklaroi Ferati.

Praktikat tregojnë se kur policia nuk e gjen personin e caktuar, tri herë radhazi në shtëpi, adresa e tij pasivizohet.

Sipas entit të statistikave të Serbisë, Medvegja kishte rreth 11 mijë banorë në vitin dy mijë e dy, prej të cilëve 2,800 shqiptarë.

Ndërsa në vitin 2022 numri i përgjithshëm ra në 6360 banorë, me vetëm 905 shqiptarë.

Numri i ulët i shqiptarëve me adresë në Medvegjë kufizon përfaqësimin e tyre në komunë.
me vetëm tre këshilltarë, dhe shoqërohet me mungesë investimesh në zonat ku ata banojnë

Autoritetet e komunës së Medvegjës nuk iu përgjigjën interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me shqetësimet e komunitetit shqiptar.

Rreth shtatëdhjetë kilometra larg Medvegjës, në periferi të Prishtinës, jeton Lutë Beka.

Në vitet ‘80 ai u largua nga fshati Gërbacë i Medvegjës dhe shkoi për të studiuar në Prishtinë ku jeton edhe sot.

Jo larg shtëpisë në Hajvali, Beka krijoi një biznes me vëllezërit e tij.

Ani se jeton në Kosovë, ai thotë se ka investuar në renovimin e shtëpisë në Medvegjë.

Por njëjtë si shumë shqiptarëve edhe atij i është pasivizuar adresa nga autoritetet serbe për të dytën herë në vitin 2015.

Kjo ia pamundëson të ketë dokumente serbe dhe ia rrezikon trembëdhjetë hektarë tokë që ka në Gërbacë të Medvegjës.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc ishte një nga arsyet e protestave të shqiptarëve në Jug të Serbisë.

Kohë më parë Bashkimi Evropian ngriti dyshime nëse pasivizimi përbënte shkelje të të drejtave të njeriut.

Regjistrimi i fundit i vitit 2022 evidenton më shumë se 61 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbi, kryesisht në komunat jugore: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në njëzet e pesë vjetët e fundit mijëra shqiptarë të Luginës migruan në Kosovë dhe kryesisht në vende të tjera të Evropës.

Derisa Serbia mohon vazhdimisht se pasivizimi ka cak vetëm shqiptarët, Hakiu nuk planifikon të lëshojë fshatin edhe nëse mbetet banori i fundit./Radio Evropa e Lirë/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.