- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti shpërndajnë dhurata për fëmijët e çerdheve publike në Viti
Në prag të Vitit të Ri 2025, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe drejtoresha e arsimit në Viti, Arta Ajeti, kanë vizituar sot fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti, duke ndarë dhurata për ta. Gjatë këtij aktiviteti, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti u kanë uruar fëmijëve dhe stafit të çerdhes Vitin e Ri. Si shenjë mirënjohjeje, fëmijët e çerdhes kanë dhuruar kartolina me urime për kryetarin dhe drejtorin, të cilat janë përgatitur nga vetë ata. Përveç kësaj, është bërë me dije se dhurata do të ndahen edhe për fëmijët e paraleles së ndarë të kësaj çerdhe në…
Komuna e Vitisë, ka vazhduar sot traditën e shpërndarjes së ndihmave humanitare për familjet në nevojë në prag të ndërrimit të vitit . Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë dhe njerëz të vullnetit të mirë kanë marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar që kryesisht është mundësuar nga afaristi vitias Ramadush Emini me familje dhe shoqëri, ku janë ndihmuar 240 familje me pako ushqimore. Ndërkaq shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë nga Shoqata Bamirëse Humanitare “ Nënë Tereza”- Viti në krye me Halit Alidemën . Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti, i cili…
Nënshkruhet kontrata në vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan
Qyteti i Gjilanit së shpejti do ta ketë Stacionin e Autobusëve modern. Tashmë është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e tij. Qytetarët dhe kompanitë transportuese të udhëtarëve vendëse dhe ndërkombëtare të cilët frekuentojnë Stacionin e Autobusëve në Gjilan, do të kenë kushte edhe shërbime më të mira. Ky stacion është njëri ndër më të mëdhenjtë, në vend pas atij të kryeqytetit, ku thuhet se gjatë ditës e frekuentojnë qindra mijëra udhëtarë, të cilët vijnë nga fshatra, qytete e shtete të ndryshime e kthehen anasjelltas. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se po e përmbyllin vitin me një tjetër…
Ngritja e çmimeve në prag të festave për fundvit është bërë e zakonshme nga tregtarët në vendin tonë. Familjet në Kosovë rrisin ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo ndikon në shtrenjtim të produkteve ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve për shitjet e përditshme me ofertat e tyre me zbritje. Rritja e çmimeve po ndikon edhe me numrin e madh të mergimtarëve që vijnë në atdhe për të kaluar festat me të afërmit e tyre. Qyetarët ankohen se ka ngritje dhe manipulime me çmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e gjelbëra si dhe në dyqanet…
Policia e vendit, gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 13 persona, 8 I ka paraburgosur, kurse 2 persona janë dërguar për të vuajtur dënimin, njofton Policia e Kosovës./GJILANI INFO/
Gjatë një dite kanë ndodhur 122 aksidente trafiku në teritorin e vendit, njëri prej tyre me fatalitet, 33 raste me lëndime si dhe 88 aksidentet tjera me dëme materiale, bëhet e ditur nga policia. Ndërkaq, njoftohet se po për të njejtën ditë janë shqiptuar 1 mijë e 505 tiketa gjobitëse trafiku për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/
Hyseni: Nënshkruhet kontrata në vlerë 2.7 milionë euro, për renovimin e Palestrës së Sporteve
Është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro, po renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilani. Me këtë sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se fundviti po vjen me super investim në Gjilan. “Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti ngushëllon familjen Rexhepi për vdekjen e Selami Rexhepit dhe stafin e QKMF-re në Viti
Në tekstin e tij ngushëllues, thuhet: E nderuara familje Rexhepi, i nderuar stafi i QKMF-së në Viti, Me pikëllim të thellë morra lajmin për humbjen e juaj dhe punëtorit të QKMF-së në Viti. E di që ky është një moment shumë i vështirë për ju dhe për të gjithë ata që e kanë njohur Selaminë. Ai ka treguar humanizmin e tij duke dhënë gjithmonë kontributin e tij të madh për shpëtimin e jetëve. Kujtimet e bukura që ka lënë pas dhe mirënjohja për punën e tij të palodhur do të jenë ngushëllimi që do t’ju ndihmojë në këtë kohë…
“Tashmë më të dashurit tanë do të kenë hapësirat e tyre rekreative në gjithsej 10 lokacione”, ka thënë kreu i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Nga parku i qytetit, tek parku i çerdhes, në lagjen “Malësia”, Kopërnicë, Koretin, Topanicë, Karaçevë e Epërme e Muçiverc. Investim komunal në vlerë prej 80,000 eurosh, njoftoi Rahimaj./GJILANI INFO/
Me këtë rast, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, Nazim Gagica ka thënë se Dita e Veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është një ngjarje e shënuar. Ngjarje që nderon dhe kujton kontributin dhe sakrificat e ushtarëve dhe dëshmorëve që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Sipas tij është thënë se kjo ditë shënon respektin dhe mirënjohjen ndaj atyre që vunë vetën dhe jetën në shërbim të Atdheut. “Bashkë me kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, morëm pjesë në aktivitetin përkujtimor, ku bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Ky moment ishte…

