- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi ka përmendur nënshkrimin e kontratës për rinovimin e palestrës sportive dhe të ndërtimit të stacionit të autobusëve, ka vlerësuar, -”Fundviti me super investim në Gjilan!” “Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë palestrën e sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, ka thënë ai. Sipas tij, është thënë se po përmbyllet viti edhe me një tjetër projekt tjetër madhor. “Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e…
Medon Berisha është i pafat. Mesfushori i Kombëtares ndalet sërish në momentin e tij më të mirë. 21-vjeçari ditën e djeshme ka marrë një dëmtim në stërvitjen e fundit që po zhvillonte skuadra e Lecces në kuadër të duelit me Como, takim që starton në orën 18:30. Një dëmtim muskular që e ka detuaruar lojtarin të lërë përgjys stërvitjen dhe të marrë ndihmën e mjekëve. Ky është padiksutim një lajm i keq edhe për trajerin e Lecce, i cili për duelin e ditës së sotme nuk do të mund të llogarisë shërbimet e shqiptarit. Kjo bën që Ylber Ramadani…
Nga: Ilir Muharremi, kritik i artit Ky vit ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për artin dhe kulturën e Kosovës, një dëshmi e fuqisë krijuese që buron nga një histori e thellë dhe një pasion i pashuar për të shprehur të pathënën. Në një botë ku arti është ura që lidh të kaluarën me të ardhmen dhe individualen me universalen, artistët tanë kanë treguar se krijimtaria nuk njeh kufij, as gjeografikë dhe as shpirtërorë. Kosova, një vend i vogël në madhësi, por i madh në shpirt dhe vizion, ka lartësuar zërin e saj përmes gjuhës së artit bashkëkohor. Kjo arritje…
Kryetarja e Këshillit Nacional Kombëtar për Sanxhakun, Amina Nuraj tha se shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre, po mësojnë shqipen, janë autoktonë dhe do të mbeten të tillë përjetësisht. Nuraj tha në Radio Kosova se ka marrë premtimin e kryeministrit Albin Kurti se gjatë vitit 2025 edhe shqiptarët e Sanxhakut do kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Ajo theksoi nevojën për më shumë mbështetje, sepse siç tha të gjithë ata që janë deklaruar si shqiptarë në atë rajon, nuk kanë të drejtë pune e nuk marrin asnjë ndihmë sociale apo pensionale nga shteti i Serbisë.…
Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, Selami Rexhepi, vozitës autoambulance në QKMF-në e Vitisë. Selamia, me punën, kolegialitetin dhe përkushtimin e tij, ishte një punëtor i dashur dhe i respektuar nga të gjithë kolegët e QKMF-së, por edhe qytetarët vitias. Me rastin e vdekjës së tij, janë shprehur ngushëllime për familjen, Rexhepi, përmes këtij teksti që mund të lexohet në vijim: E dashura familja Rexhepi! Pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj – siç e thirrnit ju baci Selë. Por, ndjehuni edhe krenar për familjarin tuaj, i…
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj të pandehurve D.G., Ž.C. dhe Z.Š., në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special. Akuzat ndaj D.G. Sipas aktakuzës, D.G., në cilësinë e personit zyrtar me gradë Kolonel dhe Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjilan gjatë periudhës janar-korrik 1999, dyshohet se ka pasur dijeni ose është dashur të ketë dijeni për veprime të rënda kriminale të kryera ndaj popullatës civile shqiptare. Veprimet përfshijnë vrasje, plagosje, djegie për së gjalli, marrje peng, tortura fizike dhe psikike, plaçkitje dhe dëbim të popullatës civile në disa fshatra…
Senati i UKZ-së ka miratuar propozimin e GRBC-së që George W. Bush ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”
Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e tij të mbajtur më 30 dhjetor 2024, ka mirartuar propozimin e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit për dhënien e titullit të nderit “Doctor Honoris Causa” ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush. Propozimi për dhënien e këtij titulli erdhi nga z. Arsim Vranovci, Kryetar i Bordit Këshillëdhënës të Universitetit dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, derisa nga Senati u miratua me motivacion të lartë për njohjen e kontributit të jashtëzakonshëm të ish-presidentit Bush në mbështetje të Kosovës. Fillimisht Rektori…
Është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike për qytetarin më aktiv, zyrtarin e dalluar dhe mirënjohje post mortum. Me çmimin qytetari më aktiv u shpallën organizata Aktivit të gruas pensioniste pranë OPIP dhe Ujmir Krasniqin. Çmimi zyrtar i dalluar komunal i’u nda zyrtarit nga njësia e kuvendit Mejdi Rexhepit. Ndërsa mirënjohjet post mortum i’u ndan të ndjerave Drita Bajrami Kajtazit dhe Ismete Kurtalanit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot po ndahen mirënjohje publike për të vlerësuar ata që kanë shkëlqyer me punën dhe përkushtimin e tyre gjatë…
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mbajti takimin e fundit për këtë vit me administratën dhe imamët e saj
Kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. ali, ka mbajtur sot një takim me imamët dhe administratën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Takim u hap me leximin e disa ajeteve kuranore. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë gjendjen aktuale të jetës fetare në komunën e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e saj. Pjesë e diskutimeve ishin edhe përgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe aktivitetet e KBI-së për vitin 2024. Kryetari Naim ef. Aliu vlerësoi kontributin e imamëve në ruajtjen e unitetit dhe zhvillimin e aktiviteteve fetare në komunën tonë.…
Kryetari Hyseni: Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern
Investimet në përmirësimin e infrastrukturës në Gjilan po vazhdojnë, ku krahas rrugëve po rregullohet edhe kanalizimi fekal e ai atmosferik dhe infrastruktura tjetër përcjellëse. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po realizohen lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë”. I pari I komunës, tha se punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën. Më tej Alban Hyseni, tregoi se në lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë” po përfitojnë nga investimet tona në infrastrukturë rrugore. “Viti 2025 na pret me…

