- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
5 prilli i vitit që po e lëmë pas, shënoi hapjen e një procesi që nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë në Kosovë, ai i regjistrimit të popullsisë. Një proces i tillë në vendin tonë, ishte bërë për herë të fundit, 13 vjet më parë, me fillim poashtu në prill, por 4 ditë më herët se i këtij viti, më 1 prill të 2011-tës. Numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, sipas regjistrimit të kaq viteve më parë, doli të jetë 1.8 milionë banorë. Mirëpo, në këtë regjistrim nuk ishin të përfshirë banorët e komunave me shumicë…
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e mëparshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat minimale është -5 deri -2°C, ndërsa maksimalja 5 deri 8°C. Erë do të fryejë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Shkruan: Astrit Gashi Të gjithë thirremi në vlera, por fatkeqësisht i shkelim ato duke filluar nga themeli i shoqërisë – familja. Mësuesi në shkollë shikon orën me padurim për të përfunduar mësimin dhe nxituar drejt një pune të dytë për të mbijetuar. Profesori në universitet shet notën, duke përçmuar dijen dhe përpjekjen e studentit. Diplomat janë kthyer në letra pa vlerë, që shpërndahen pa meritë. Ndërkohë, kemi njerëz me tituj akademikë që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë një fjali pa gabime. Bizneset, në vend që të respektojnë dhe të vlerësojnë punëtorët, shkelin të drejtat e tyre pa…
Uji i detit është një burim përfitimi shëndetësor, i cili parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë. Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje si: – Alergjitë respiratore – Sinusin – Astmën – Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes – Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit – Ndikimet nga agjentë kimikë Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave…
Futbollisti Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Championship (Liga e Dytë e Anglisë) në futboll. Mehmeti sot ka kontribuar në barazimin e Bristol Cityt në udhëtim, me rezultat 2:2 ndaj Plymouth-it. Mehmeti ka shënuar gol në minutën e 32-të dhe u zëvendësua në atë të 84-tën. Futbollisti shqiptar që ka 23 vjeçar, sulmues, është vlerësuar me notën 7.6 nga faqja e specializuar “Sofascore”. Bashkëlojtari i tij, Jason Knight, është lojtar i ndeshjes me notën 8.1. Mehmeti renditet në vend të tretë të listës së shënuesve me 9 gola e ka 6 më pak se Sainz i Norwich-it. Pas…
Nga: Shefqet Dibrani Sa “vështirë asht me dijtë me dashtë/ Oh, sa vshtirë/ me dijtë me m’dashtë mue”, (faqe 3). Ideja e lirikave në librin “NGAT TEJE” të poeteshës Asja Mulgeci, ngacmon ndërgjegjen e studiuesit, veçmas për aspektin veriak të të shprehurit artistik, me tendencë imponuese në kulturën e saj gjuhësore, që mundet si “dashnia të ankorohet njaty: përjetë”, (faqe 4). Të gjitha poezië janë parë nga këndvështrimi lirik, me disa rrëshqitje të herëpasherëshme në vargun erotik, por e mbuluar jo me vello, por me mënyrën eliptike të frazologjisë gjuhësore. “Ajo, din veç me dashtë/ e s’i përngjet askujt,…
Granit Xhaka po bën bujë me modelin e ri të flokëve. Ajo që tashmë ka raportuar Blick tashmë është konfirmuar: kapiteni i Kombëtares i është nënshtruar transplantit të flokëve në Prishtinë Tifozët e Granit Xhakës u mahnitën kur kapiteni i Kombëtares publikoi të shtunën në rrjetet sociale një foto të tij dhe të familjes në Arosa. Në foto Xhaka ka flokë jashtëzakonisht të shkurtra. Arsyeja e pamjes së re të lojtarit ndërkombëtar zviceran nuk është modeli i flokëve të modës, por një transplant flokësh. Sipas informacioneve të Blick, 32-vjeçari i është nënshtruar kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale në kryeqytetin kosovar, Prishtinë,…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar në natën e Vitit të Ri,- Policinë, Zjarrfikësit dhe Stafin e QKMF-së
I shoqëruar nga Komandanti i Policisë, Afrim Halili,përfaqësuesit nga mërgata dhe bashkëpunëtorët e tij, ka realizuar një vizitë simbolike në institucionet e rendit dhe shërbimit në qytet, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për punën e palodhur të stafit të Policisë, Zjarrfikësve dhe stafit të QKMF-së gjatë natës së Vitit të Ri. “Puna e palodhshme e Policisë, Zjarrfikësve dhe stafit mjekësor është thelbësore për mirëqenien e qytetarëve tanë, dhe është një privilegj që kemi njerëz të gatshëm të ofrojnë shërbim edhe në ditët më të veçanta të vitit. Ata janë heronjtë e heshtur që mbajnë qytetin të sigurt dhe funksional.”, ka…
Në natën e ndërimit të motmoteve janë vizituar nga kryetari Rahimaj zjarrëfikësit, QKMF, AMF në Roganë si dhe punëtorët e KEDS
Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, në natën e ndërrimit të viteve kanë vizituar: Zjarrëfikësit, QKMF-në, AMF-në në Roganë dhe punëtorët e KEDS në Kamenicë. Për dallim nga të tjerët që kanë festuar në ambientet familjare, ata kanë qenë në krye të detyrës. Me këtë rast, Kryetari Rahimaj atyre iu ka shprehur urime për vitin e ri, si dhe i ka falenderuar për kontributin gjatë vitit 2024./GJILANI INFO/
Viti 2024 ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, sipas statistikave nga Policia e Kosovës. Numri i vrasjeve ka pësuar një ulje prej 41.38%, duke kaluar nga 29 raste në vitin 2023 në 17 raste për vitin 2024 që e lamë pas. Përveç vrasjeve, edhe disa vepra të tjera penale kanë pësuar ulje të konsiderueshme: Vjedhjet kanë rënë me 11.03%, nga 3844 raste në 3420. Vjedhjet e rënda kanë pësuar një ulje prej 23.37%, nga 2555 raste në 1958. Grabitjet janë ulur me 13.58%, nga 81 raste në 70. Kontrabanda me mallra ka pësuar…

