Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ridvan Aliu themelues i Future Minds Academy ligjëroi për orientimin në karrierë para nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”
Lajme Lokale

Ridvan Aliu themelues i Future Minds Academy ligjëroi për orientimin në karrierë para nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

adminBy adminJanuary 16, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këtë të enjte, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në kuadër të Klubit të Karrierës që vepron në këtë shkollë, është mbajtur një sesion informues, në të cili para më shumë se 60 nxënësve në cilësinë e folësit mysafir (guest speaker) ka ligjëruar Ridvan Aliu, themelues i Future Minds Academy, i shoqëruar nga zyrtari i lartë në këtë akademi, Patrik Shehu.

Fillimisht, Ridvan Aliu, duke folur për rëndësinë e orientimit në karrierë, ai është shërbyer me shembullin e tij personal, kur në moshë të re, para luftës në Kosovë, në kushte tejet të rënda kishte lënë atdheun dhe ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpresa të mëdha që atje të zhvillojë karrierën e tij dhe me punë e angazhim ia kishte dalë që të jetë pjesë e kompanive më të mëdha amerikane, përfshirë aty Kompaninë amerikane Coca Cola, Microsoft, Amazon e kompani të tjera të mëdha që veprojnë matanë Atlantikut për të cilat kishte krijuar programe te ndryshme.

Pas qëndrimit 25- vjeçar në SHBA, Ridvan Aliu, ka vendosur që të kthehet në atdhe dhe të themelojë Future Minds Academy, nga gjiri i së cilës kanë dalë qindra të rinj, që kanë bërë emër në fushën e kompjuterëve dhe tashti punojnë në kompani të mëdha që gjerojnë miliona dollarë. Tërë përvojën e marrur në SHBA ai e ka shkrirë për gjeneratat e reja në Kosovë.

Duke përdorur shembuj konkretë gjatë tërë kohës, Aliu ua ka bërë me dije nxënësve se kah duhet të orientohen në karrierë, cila është e ardhmja e profesioneve që ata do të zgjidhen, mundësinë e shkollimit e të punësimit dhe gjithnjë duke i udhëzuar të rinjtë që të mësojnë e të punojnë sa më shumë, ngase e ardhmja është e tyre.

Nxënësit që me interesim të madh kanë përcjellë këtë ligjëratë të ligjëruesit Ridvan Aliu kanë parashtruar pyetje të pafundme, duke shfaqur interesim të madh për orientimin e tyre në karrierë.

Nxënësit dhe kolektivi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë falënderuar mysafirët nga Future Minds Academy, të cilët vetëm nga kjo shkollë kanë ndarë 13 bursa njëvjeçare, derisa në nivel të komunës kanë ndarë mbi 100 bursa për nxënësit filloristë dhe ata të shkollave të mesme. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.