Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur akademi për Nënën Stanë, e njohur si nëna e UÇK-së
Lajme Lokale

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur akademi për Nënën Stanë, e njohur si nëna e UÇK-së

adminBy adminJanuary 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur akademi për Nënën Stanë, e njohur si nëna e UÇK-së, e cila bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni kishte ndezur Flakën e Manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2025”, flakë që po qëndron e ndezur tash e sa ditë.

Në këtë akademi, Alban Hyseni, kryetar I Gjilanit, ka theksuar se Nëna Stane është fjalëpak, por e përkushtuar dhe e dashur për luftëtarët e UÇK-së, që bënë luftë të pastër si bora e bardhë, që bie nga qielli, e që është e ngjyrosur me të kuqe, me gjakun e dëshmorëve dhe që nuk thahet asnjëherë dhe shtoi se janari është një muaj që na kujton heroizmin dhe sakrificën e të gjithë atyre që luftuan e ranë në janarët e kuq të lirisë.

Hyseni më tej shtoi heronjtë ishin shembull e model për gjenerata të tëra. Hyseni tha se Anamorava ka më së shumti njerëz që luftuan pa u ndalur për çlirimin e atdheut tonë, ata ishin revolucionare të vërtetë.

Për Nënën Stane, tha se ajo është nëna e UÇK-së, familja e saj kontribuoi shumë në luftën çlirimtare. Familja e saj strehoi, ushqeu dhe dha gjithçka për UCK-në.

“Nëna Stane ishte nën e secilit ushtarë të UÇK-së. Nga sot kemi edhe dokumentar për nënën Stanë. Askush dhe asgjë nuk mundi të ndalë luftën e popullit tanë për liri e pavarësi e kontributi i nënës Stanë mbetet i pamohueshëm“, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

Ismet Sylejmani, ish- zëdhënës i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, duke folur për kontributin e nënës Stanë në Luftën Çlirimtare të UCK-së ka theksuar se në këtë sallë ka shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë ardhur gjatë luftës në shtëpinë e Nënës Stanë në Peshter të Brusit, e të cilët, ajo i pritur dhe u ka uruar mirëseardhje, u ka gatuar bukë dhe u ka shtruar sofrën, me formulën e famshme shqiptare, shtëpia është e mysafirit dhe e Zotit, me bukë, kripë e zemër!

“Nëna Stanë, Dalja Jote, më 11 Janar 2025, me aq madhështi triumfale të Nënës shqiptare katolike, e ka bazën e të qenurit Nënë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nëna Stanë, Ti me atë hap krenarie dhe ballë lartë, me atë hap shekujsh, hapëroje si Ajkunë, me nga një lule të kuqe në dorë, varr më varr, duke i nderuar luftëtarët e lirisë, ushtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët e Kombit, ata të cilët ishin ushqyer nga duart tua të arta: të pavdekshmit Pajazit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Bahtir Jahiri, Enver Miftari dhe Fadil Jakupi! Nëna Stanë, për luftëtarët e lirisë, ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Ti je Nënë shpirti, Ti je Nënë zemre, Ti je Nënë buke, Ti je Nënë lufte, Ti je Nënë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e tillë na u duke edhe kur e ndeze Flakadanin e Flakës së Janarit në ballkonin e Teatrit të Qytetit në Gjilan!”, ka thënë Ismet Sylejmani, që ka shtuar se Nëna Stanë, edhe djemtë i ka pasur ushtarë dhe u ka dhënë bukë ushtarëve të UÇK-së, pra Nëna Stanë, bënë pjesë në mesin e Nënave të mëdha, e cila edhe me bashkëshortin e saj Bacën Ndua, edhe me djemtë e vajzat, me nipat e mbesat edhe me shtëpinë, të gjitha i kishte vënë në funksion e në shërbim të luftës”, ka thënë ai.

Sylejmani shtoi se ajo është bukëdhënsja historike e ushtarëve dhe ushtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbetet një nga Nënat e mëdha të Kombit, e cila në historinë luftarake e çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, do të radhitet përkrah nënave të lavdishme, që për Atdheun dhanë e bënë gjithçka, që Ai të jetë i lirë dhe i pavarur nga Serbia pushtuese!

Sylejmani ka kujtuar tërë sakrificën e nënës Stanë dhe të UCK-së për të ardhur deri te liria që ne e gëzojmë sot.

Për kontributin e nënës Stanë me një kumtesë është paraqitur edhe historiani dr. Blerim Haziri, i cili ka folur për biografinë e Stanë Gashit dhe të familjes së saj, për kontributin që kanë dhënë gjatë luftës çlirimtare, por edhe për sakrificën e kësaj familje në luftën për liri e të cilën ne e gëzojmë sot.

Kjo akademi e ndarë në tri pjesë ka vazhduar me muzikë klasike dhe interpretim të këngëve me motive shqiptare, sikurse që është shfaqur një program dokumentar kushtuar Nënës Stanë – nënës së UÇK-së. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.