Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
  • Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
  • Moti sot
  • Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
  • Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
  • Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
  • Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Në kuadër të “Flakës së Janarit”, promovohet romani “Tivari” i autorit Hajrush Redenica
Kulturë

Në kuadër të “Flakës së Janarit”, promovohet romani “Tivari” i autorit Hajrush Redenica

adminBy adminJanuary 18, 2025Updated:January 18, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Po vazhdojnë aktivitetet e shumta kulturore e artistike në kuadër të edicionit të 34-të të manifestimit mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit”, që mbahet në nderim të dëshmorëve, me këtë rast sot u bë promovimi i librit “Tivari” i autorit Hajrush Redenica, në një aktivitet të organizuar nga Lëvizja Atdhetare “Iliria”, për synimet e të cilës Lëvizje u fol në këtë takim, ku përveç nga Kosova pati të pranishëm mysafirë edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Përfaqësues të kësaj Lëvizje thanë se po kontribuojnë në formësimin e mozaikut kulturor, duke përuruar libra nga mjedise të ndryshme, po aq të njëjta të atdheut, si dhe duke u shpalosur qëllimet e Lëvizjes dhe synimet që ajo i ka para vetës.

Përndryshe, Hajrush Redenica, kryesues i degës së Lëvizjes Atdhetare “Iliria” për Kosovë, njëherësh autor i romanit “Tivari” në fjalën e tij foli për rrethanat e ndryshme politike në Ballkan dhe pozitën e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar në këto periudha duke kujtuar periudhat e rënda për trojet shqiptare, copëtimin e atyre trojeve nga armiqtë dhe përpjekjet që shqiptarët të jenë në një trung, për çka, Redenica kujtoi se Lëvizja Atdhetare “Iliria”, ka një gjuhë të përbashkët për të ecur përpara në këtë drejtim.

Redenica tha se edhe si fëmijë i Nënës Shqipëri e gjen qetësinë në gjoksin e saj vetëm nën një flamur.

I pranishëm në këtë aktivitet promovues ishte edhe Shemsi Syla zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, njëri nga nismëtarët e “Flakës së Janarit”, i cili tha se i vije mirë që ky manifestim po pasurohet me aktivitete të shumta dhe edhe ky aktivitet po madhështon edhe më shumë idenë dhe qëllimin e krijimit të atëhershëm të këtij mekanizmi që bartë me vite të tëra flakadanin e ndezur, të luftëtarëve të lirisë, ideologëve që ranë në fushën e nderit, duke e kryer detyrën për atdhe, për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Syla shtoi se ndonëse tani jemi shtet i pavarur kjo ide nuk ka përfunduar edhe nuk duhet të përfundojë deri në realizimin e synimit tonë përfundimtar, bashkimin kombëtar. Përndryshe, ai vlerësoi edhe faktin që sot po përurohet një libër i tillë, por edhe angazhimet që po i bënë kjo Lëvizje.

Referuesi tjetër, Aziz Jakupi i cili vije nga Dega e kësaj Lëvizje nga Tetova, në emër të delegacionit nga Maqedonia e Veriut, kujtoi se vije nga Tetova e dy universiteteve, Tetova e rezistencës, e cila kurrë nuk u pajtua me pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se edhe pse lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e lëvizi pozitën e shqiptarëve e cila u përmirësua pak, prapë se prapë, tha ai, “ne nuk jemi të kënaqur dhe jemi të mendimit se çështja jonë të zgjidhet në kuadër të zgjidhjes së përgjithshme të çështjes shqiptare, atëherë kur shqiptarët të bashkohen”.
Jakupi tha se janë rreshtuar në Lëvizjen Atdhetare “Iliria”, e cila program dhe qëllim e ka bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Historiani Blerim Haziri ka dhënë mendimin e tij rreth manifestimit “Flaka e Janarit”, duke treguar se pse dhe si u organizuar, derisa përmendi personalitete të ndryshme që i dhanë shkëndijë Janarit.
Ai ka folur edhe për programin e kësaj “Flake…”, duke përmendur tryezën shkencore kushtuar “Masakrës së Gjilanit”, zbulimin e pllakës në kujtim të kësaj ngjarje, pastaj është folur për kontributin e Mulla Idrizit, si dhe të Nënës Stanë, për të kujtuar unitetin që patëm pa dallime.

Edhe Albena Reshitaj, folësja tjetër vlerësoi se “Flaka e Janarit,” është për të nderuar jo vetëm kujtesën tonë historike, por edhe forcën e fjalës, artit dhe mendimit që mban gjallë frymën e kombit tonë.
Ajo shtoi se epiqendra e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit” është Gjilani, pasi ky qytet ka një rëndësi të veçantë historike dhe simbolike për ngjarjet dhe figurat që përkujtohen në këtë aktivitet.

Ndërsa duke folur për romanin “Tivari” të Hajrush Radenicës ajo tha se kjo vepër nuk është vetëm një roman, por një testament i dhimbjes, guximit dhe të vërtetës sonë kombëtare. “Tivari” i autorit Hajrush Redenica është një thirrje që vjen nga thellësitë e historisë, një thirrje për të mos harruar, për të kujtuar dhe për të mësuar nga plagët tona.

“Në faqet e tij, Radenica nuk përpiqet vetëm të tregojë atë që ndodhi, por edhe të na kujtojë se kemi detyrën të flasim, të kujtojmë dhe të mos lejojmë që historia të harrohet. Fjalët e tij janë një klithmë drejt drejtësisë dhe një thirrje për të mbrojtur të vërtetën nga harresa”, ka thënë, ndër tjerash, Albena Reshitaj.
Setki Jashari nga Lëvizja Atdhetare “Iliria”, në Shqipëri vlerësoi Gjilanin për manifestimin që e Ka, “flakën e janarit”, duke thënë se duke kujtuar të kaluar duhet të rrugëtojmë në rrugën e duhur, e kontribut në këtë ngjarje kanë dhënë edh Mazllum Bajraliu, Yll Isufi e të tjerë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Kronikë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

By adminApril 18, 2026

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet e sigurisë, gjatë periudhës raportuese janë evidentuar…

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026

Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë

April 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.