Author: admin

Shfaqja e filmave shqip, produksion i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka hapur të shtunën “Film Flaka 2025”, që do të pasohet me prezantimin e filmave tjerë të dielën dhe të hënën, më 19 e 20 janar 2025, në kuadër të kalendarit të paraparë nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Gjilanit, në vargun e aktiviteteve të gjithëmbarshme të manifestimit “Flaka e Janarit”. Në filmin “Zana” me “vulë” regjisoriale të Antoneta Kastratit, paraqitet një kastë e shquar aktorësh, emra të dëshmuar të skenës sonë, si asaj kinematografike ashtu edhe teatrale/skenike. Ngjarja në film pasqyron dramën tronditëse emocionale që…

Read More

Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Shpërndarësi,” duke sekuestruar sasi të konsiderueshme narkotikësh, armësh dhe sende të tjera të kundërligjshme. Operacioni, i cili pasoi një hetim disa-mujor nga Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prishtinë, u zhvillua më 18 janar 2025, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Rasti i parë: Operacioni filloi në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, ku një automjet Mercedes u ndalua dhe te drejtuesi i saj (Sh.S.) u gjet një qese me kokainë me peshë 5.35 gramë. Rasti i dytë: Në rrugën “Vicanum” u ndalua një Audi…

Read More

Të bashkuar sonte me prijësit e lirisë, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, të burgosurit politik, invalidët e luftës të cilët po i japin mbështetjen e fuqishme Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës, dhe kandidatëve për deputetë nga Gjilani, që përfaqësojnë më së miri vlerat e luftës, kombëtare, profesionale dhe politike. PDK, në këto zgjedhje po punon e po përfaqësohet nga Kryeministri Bedri Hamza dhe po përpiqet të tregojë për një Kosovë që din e mundet ma mirë, për një Kosovë që njeh rrugën e vështirë deri këtu, për një Kosovë që sheh qartë rrugën e të ardhmes. Natyrshëm po…

Read More

Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan thotë: Zgjedhja ma e mirë për qytetarët e Gjilanit është vota për Bedri Hamzën Kryeministër të Kosovës dhe për kandidatët më të mirë për deputet, që janë në listën e PDK-së. Të gjithë së bashku për #Mamirë Të gjithë e duam një Kosovë dhe Gjilan ma të mirë Të votojmë për #MaMirë

Read More

Në Palestrën “Bashkim Selishta” u mbajt tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në të cilin ishte i pranishëm edhe Albin Kurti, kryeministër. “Në Gjilan, qendrën e Anamoravës, në rrugëtimin tonë drejt 500 mijë zemrave që rrahin sikur një”, ka thënë Albin Kurti. E, Vetëvendosje në Gjilan është shprehur falënderuese për praninë e qytetarëve të shumtë në këtë tubim/ Faleminderit Gjilan!  Gjilani është zemra e VETËVENDOSJES!

Read More

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit, në praninë e shumë mysafirëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit promovoi librin e titulluar “Muslimani Bashkëkohës” të autorit Hfz. Ef. Avni Aliu. Ky botim përmban dorëshkrime të përmbledhura me përkushtim nga familja e Hafizit pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 2011. Me mbështetjen e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, ky libër, që trajton tema me domethënie të thellë për etikën, besimin dhe jetën njerëzore nga perspektiva islame, është publikuar për të shërbyer si burim…

Read More

Po vazhdojnë aktivitetet e shumta kulturore e artistike në kuadër të edicionit të 34-të të manifestimit mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit”, që mbahet në nderim të dëshmorëve, me këtë rast sot u bë promovimi i librit “Tivari” i autorit Hajrush Redenica, në një aktivitet të organizuar nga Lëvizja Atdhetare “Iliria”, për synimet e të cilës Lëvizje u fol në këtë takim, ku përveç nga Kosova pati të pranishëm mysafirë edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Përfaqësues të kësaj Lëvizje thanë se po kontribuojnë në formësimin e mozaikut kulturor, duke përuruar libra nga mjedise të ndryshme, po aq të njëjta…

Read More

Lutfi Haziri: Pasuria më e madhe që Presidenti Rugova i la vendit është LDK dhe Republika e Kosovës. Historikisht Rugovistët janë atakuar në forma të ndryshme, janë përbuzur e anatemuar, por kurrë nuk kanë arritur tê na ndalin në rrugën e lirisë, shtetndërtimit e demokracisë. Për ata që e kanë polarizuar skenën politike për qëllime meskine, kjo madhështi e Përlepnicës së Xhavit Ahmetit e Zija Shemsiut, bashkë me Kmetocin, Verbicën e Shilovën e Muhaxherëve, janë mesazhi më i mirë. LDK dhe Rugovizmi janë simbiozë. Pasuria më e madhë që Presidenti Rugova ia la këtij vendi është Lidhja Demokratike e Kosovës…

Read More

Është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për “Masakrën e Gjilanit 1944-1945″ në 80 vjetorin e saj. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kjo pllakë përkujtimore i kushtohet viktimave të pafajshme të “Masakrës së Gjilanit të viteve 1944/45, njërës ndër masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, ku kishin humbur jetën rreth 8 mijë persona. “Nderojmë kujtimin e tyre dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri dhe drejtësi. “Masakra e Gjilanit” është një plagë e hapur në historinë tonë”, tha kryetari Hyseni. Profesori i historisë Blerim Haziri dhe ideator i vënies së kësaj…

Read More