Author: admin

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e ish punëtorit shumëvjeqar të Administratës Komunale në Viti. Dhe e di që ky është një moment shumë i vështirë për familjen, familjarët, miqtë si dhe për të gjithë ata që e kanë njohur Remziun”, thuhet nga kreu i kësaj komune., Kryetari Haliti thotë se Remziu kishte treguar ne vazhdimësi sinqeritetin dhe profesionalizmin e tij duke dhënë kontribut të madh në shërbim të qytetarëve. Pastaj se ka qenë aktiv edhe në vitet e 90-ta të cilat ishin vitet më të rënda. “Kujtimet e bukura që ka lënë pas dhe mirënjohja për…

Read More

Avni Halimi Ne shqiptarët (si popull), politika na ka pushtuar në çdo cep të jetës së përditshme, duke monopolizuar hapësirën publike dhe mendimin kolektiv. Mediat, porndhe rrjetet sociale, të cilat duhet të ishin forca përparimtare e informimit dhe ndërgjegjësimit qytetar, janë shndërruar në zgjatime të partive politike. Nga titujt e mëngjesit deri te debatet e vona të mbrëmjes, propaganda dhe retorika partiake janë ushqimi i përditshëm për qytetarët shqiptarë. Por, çfarë pasojash ka kjo për shoqërinë tonë? Dhe mbi të gjitha, çfarë ndodh me kulturën kur politika bëhet qendra absolute e vëmendjes? Nëse të njëjtën energji, kohë dhe burime që…

Read More

Raportuesja speciale e OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Mary Lawlor, ka shprehur shqetësim mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi, pas veprimeve të dhunshme të autoriteteve në Beograd ndaj protestave të studentëve, por nuk ka pasur asnjë fjalë të vetme sa i përket gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Lawlor në një postim në platformën X u ka bërë thirrje autoriteteve në Beograd të ndalojnë dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve serbë. “Arrestimet arbitrare, përcjelljet, shpifjet dhe çdo formë tjetër ngacmimi janë të papajtueshme”, ka thënë ajo. Analistja Kaltrina Kamberi në rrjetin X ka…

Read More

Policia gjyqësore e Lièges në Belgjikë dhe shërbime të ndryshme të policisë federale kryen 18 kontrolle kryesisht në Liège këtë javë, transmeton albinfo.ch. Në pamjet e tyre, duket një rrjet kriminal shqiptar i përfshirë në trafikun e drogës dhe i vendosur në zonën metropolitane të Lièges. Hetimi, i nisur më shumë se një vit më parë, zbuloi se rrjeti ishte aktiv edhe në Luksemburg, Bruksel dhe Holandë. Në përfundim të këtyre kontrolleve janë arrestuar 13 persona. Pas dëgjimit, për shtatë individë u caktua nën urdhër arresti dhe katër të tjerë u akuzuan. Dy u vendosën në një qendër të…

Read More

NATO dhe Bashkimi Evropian po rrisin praninë në Kosovë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha se ka dërguar në Kosovë edhe 200 ushtarë shtesë italianë për të forcuar misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i cili tani ka afër 4.000 trupa nga 50.000 sa kishte më 1999, kur ushtarët e këtij misioni u dislokuan në vend. KFOR-i tha se brigada italiane e këmbësorisë “Sassari” do të kryejë “një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it”. Kjo forcë “do të dislokohet në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës…

Read More

Policia ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra në Ranillug. Në njoftim thuhet se Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabandë, më 18.01.2025 ka kontrolluar një lokal në Ranillug. “Gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të kalimit të paautorizuar të kufirit me Serbinë, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Koshuticë, në komunën e Leposaviqit, më 18 janar 2025, rreth orës 11:55. Njësia policore, gjatë patrullimit, ndaloi një automjet të drejtuar nga një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte kaluar ilegalisht kufirin. Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari u lirua për procedurë të rregullt. Rasti i dytë është regjistruar në fshatin Bube, Zubin Potok, po të njëjtën ditë, rreth orës 21:30.…

Read More

Dy persona të shoqëruar nga një person tjetër, nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur një personi një zinxhir qafe dhe një orë dore. Rasti po hetohet. “GRABITJE – Gjilan / 18.01.2025-19:30.  Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit  janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime.”

Read More