Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Opozita mungoi, nuk pati kuorum për mbajtjen e seancës urgjente
Lajme Lokale

Opozita mungoi, nuk pati kuorum për mbajtjen e seancës urgjente

adminBy adminJanuary 28, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Gjilanit të thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, lidhur me miratimin e buxhetit të vitit 2025, nuk kanë marr pjesë këshilltarët e LDK-së PDK-së e AAK-së. Të pranishëm në seancë ishin 10 këshilltarë, derisa mungonin 25.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, tha se rregullorja dhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale, qartëson se duhet të jenë 50+1 përqind prezent të këshilltarëve në kuvend dhe sot nuk ka kuorum për të vazhduar më tej dhe shpallet e mbyllur seanca dhe doli nga salla.

Ndërsa, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se kjo mbledhje urgjente është thirrur dhe sot opozita nuk po marrin pjesë.

“E ndjejmë obligim ti njoftojmë qytetarët. Si përfaqësues të tyre e kemi për detyrë të shenjtë që atë të kenë shërbime dhe projekte që e meritojnë”, tha Morina Bunjaku.

Ajo më tej shtoi se votimi i buxhetit, është një detyrim moral dhe ligjor ndaj atyre që na kanë besuar. Buxheti është shtylla kryesore për zhvillimin e projekteve që prekin direkt jetën e qytetarëve.

Nënkryetarja e Gjilanit, i ftoi të gjithë këshilltarët që t’i lënë dallimet politike dhe të veprojnë për të mirën e komunitetit.

“Kemi bërë përpjekje dhe jemi të gatshëm që të diskutojmë çdo shqetësim apo diskutim për buxhetin. Le të gjejmë zgjidhjen e përbashkët”, tha Morina Bunjaku.

Ajo tha se sot ndodhen në një situatë të vështirë, ku dhe opozita nuk është prezentë në sallë.

Sipas saj buxheti nuk është një dokument ku mund të fitojnë e humbasin politikisht, por për të mirën e përbashkët.

“Mos miratimi i buxhetit do të thotë ndalimi i projekteve në mes, shërbime të vonuara apo të ndërprera plotësisht, familje që humbasin mbështetje”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e komunës, kërkoi nga opozita nëse kanë kërkesa konkrete le t’i sjellin e do të trajtohen.

“Buxheti i këtij viti nuk është për pozitën e as për opozitën, por për qytetarët që presin rrugë më të mira, nxënësit që presin kushte më të mira , për bizneset që presin mbështetje, për familjet që kanë nevojë dhe shërbimet tjera”, tha Morina Bunjaku.

Më tej ajo i ftoi anëtarët e kuvendit që të votojnë për të mirën e përbashkët dhe të jepet një mesazh i qartë se punohet për qytetarët.

“Buxheti ndoshta nuk është i përkryer, por është një hapë i madh drejtë realizmit të synimeve tona dhe çdo hapë i ndërprerë sot është një humbje për qytetin e komunën tonë. Të nderuar kolegë mendoni për qytetarët që përfaqësoni për ata që na kanë dhënë këtë detyrë dhe besim”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja kërkoi votimin e buxhetit për një të ardhme më të mirë, të sigurt e qëndrueshme për të gjithë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.