- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Kanë nisur punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, ku dhe është vënë gurthemeli. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se objekti i vjetër do të rrënohet dhe do të ndërtohet i riu. “Vlera e investimeve do të jetë rreth 1 milion euro. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për udhtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, ku do të kenë kushte e shërbime cilësore”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, tregoi se ky është gurthemeli i një epoke të re për transportin në Gjilan. “Ky projekt madhor, do të shënojë një epokë të re…
Kanë nisur punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se vlera e këtij investimi është 2.7 milionë euro. “Kjo palestër mbi një dekadë ka qenë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa klimatizim dhe pa kushte të mira për përgatitjen e sportisëve. Po ashtu edhe kulmi ka pikur vazhdimisht”, tha Hyseni. Kryetari i Komunës së Gjilanit, shtoi se me renovimin e tërsishëm të palestrës, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme. sportistëve tanë i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë. /GJILANI…
Policia ka realizuar një operacion në një lokal në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit. Në njoftimin e publikuar thuhet se gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre televizorë, dy shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një llaptop, një printer, nëntë tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme. “Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971) cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari”. “Me vendim të…
Moti sot parashikohet të jetë me diell e vranësira, temperaturat minimale nga -5°C deri në -3°C
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira të ulëta dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku mund të paraqiten edhe kushtet për mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Gjatë ditës pritet që vranësirat të tërhiqen, duke i lënë vendin kryesisht rrezeve të diellit, raporton Meteo Kosova, transmeton Sinjali. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. Ndërkaq, era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 6-18 km/h.
Në 43-vjetorin e rënies heroike të atdhetarit Kadri Zeka, Universiteti Publik që me krenari mban emrin e tij, organizoi aktivitete përkujtimore për të nderuar veprën e tij madhore. Fillimisht u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ku Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i shoqëruar nga prorektorët, dekanët dhe stafi i UKZ-së, vendosën buqeta lulesh për të nderuar kujtimin e dëshmorëve. Pas homazheve, ata bënë nderime tek shtatorja e Kadri Zekës në qytet, një simbol i krenarisë kombëtare, ku u vendosën po ashtu buqeta lulesh, duke përçuar mesazhin e respektit të përhershëm për sakrificën e…
Delegacioni i UKZ-së merr pjesë në punëtori ndërkombëtare në Universitetin e Lubjanës, Slloveni
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Dukagjin Leka dhe Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti, po marrin pjesë në një punëtori ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Lubjanës në Slloveni. Kjo punëtori është pjesë e projektit prestigjioz EUTOPIA, i cili ka për qëllim të fuqizojë bashkëpunimin ndëruniversitar dhe të lehtësojë zhvillimin e projekteve të reja kërkimore. Punëtoria përqendrohet në dy komponentë kryesore. Propozimet për MSCA (Marie Skłodowska-Curie Actions), që përfshijnë mundësi për MSCA Rrjetin e Studimeve Doktorale dhe MSCA Rrjetin e Shkëmbimit të Personelit Universitar dhe Promovimin e inovacionit…
Myrto Uzuni është shumë pranë largimit nga Granada. Në Spanjë e kanë bërë “zyrtare” se shqiptari nuk do të jetë më pjesë e ekipit spanjoll, ndërsa trajneri dhe drejtori sportiv janë duke folur për të si një pjesë e së kaluarës. Kështu sulmuesi i Kombëtares do të shkojë në MLS, te Austin. Kjo skuadër zuri vendin e 10 mes 14 ekipeve në sezonin e shkuar. Aktualisht janë disa miqësore përgatitore për Ausin përpara se të fillojë sezonin e ri në 23 shkurt. Ndërkohë Uzuni do të jetë menjëherë lojtari më i shtrenjtë i kësaj skuadre. Vlera e shqiptarit shkon…
SKENDER ZOGAJ ( Në shenjë përkujtimi të Jusuf Gërvallës ) Fill i vetëm u nise, o kapedan – me këngë bilbilash që fluturonin e binin rreth e rrotull kanjushës së verdhë. U nise dhe ia zure pritën urithit për mos me e lënë mollën e kuqe me u rrokullisë e me ra – në prehrin e hënës së përgjakur… Këmbëzbathur në drejtim të diellit përtej guximit të bilbilave e vizatove ëndrrën e bardhë që frika të mos përhapej brenda kopshtit të syrgjynosur ku koha ishte e turbull e bimët të veshura me akull! Me guximin e rishfaqjes së feniksit mëkove…
Piktura “Kënga e Fundit” e autorit Eshref Qahilit “rrëmbue” Çmimin Blerës – “Peneli i Flakës 2025”
Rrjedha e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit 2025”, e cila ka filluar më 11 janar, e që është përcjellur me homazhe e vizita të ndryshme institucionale tek familjet e dëshmorëve, si dhe tribuna e konferenca, ka vazhduar me shtyllën e arteve pamore, me ç’rast është bërë ndarje e çmimeve për krijimet konkurruese. Në hapje të edicionit të 34-të, në shtyllën “Peneli i Flakës 2025”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të artistëve të shumtë pjesëmarrës nga trojet të ndryshme etnike si dhe në shenjë mirëkuptimi, respekti e falënderimi për mbi 50 kandidatët konkurrues me punime, vuri…
Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur akademi për Nënën Stanë, e njohur si nëna e UÇK-së
Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur akademi për Nënën Stanë, e njohur si nëna e UÇK-së, e cila bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni kishte ndezur Flakën e Manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2025”, flakë që po qëndron e ndezur tash e sa ditë. Në këtë akademi, Alban Hyseni, kryetar I Gjilanit, ka theksuar se Nëna Stane është fjalëpak, por e përkushtuar dhe e dashur për luftëtarët e UÇK-së, që bënë luftë të pastër si bora e bardhë, që bie nga qielli, e që është e ngjyrosur me të kuqe, me gjakun e dëshmorëve dhe…

