Author: admin

Në mbrëmjen e dytë të “Fest Film“, i cili po zhvillohet në kuadër të „Flakës së Janarit 2025“ është shfaqur filmi „Nëntori i Ftohtë“, film me temë nga e kaluara e jonë e afërt e që është realizim me skenar të dy autorëve, Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, regjinë e të cilit e ka bërë Ismet Sijarina e në të cilin rolet i bartin aktorët Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumoviq dhe Lum Veseli. Ky film kosovar, që ka fituar edhe disa çmime prestigjioze ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në festival të njohura botërore.…

Read More

Skender Zogaj Poeti i beson thirrjes së popullit Dhe e ndjek me zemër të hapur Zërin e nderit dhe së vërtetës Kur e kërcënon pluhuri i harresës. Populli e Prometheu përfundi Atlasit Mbi shpatullat e tyre qielli vuan, por s’rëzohet, Se Pllumbi është hyji i dritës Që fluturon nëpër labirintet e shpirtit Gjithmonë besimtar i paepur Në kërkim të këngëve të mira Kah porta e një epokë të re… Brenda turmës artisti është këmbana Që i zgjon të fjeturit dhe i bën orakuj Të cilët shohin t’padukshmen Përtej të bëmave,rrenës, mashtrimit Që ia kufizojnë jetës përjetësinë.

Read More

Fryma e fitores dhe mobilizimi anekënd vendit përcollën edhe takimet e ngrohta që patën Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari Alban Hyseni me banorët në Malishevë, Llovcë dhe Përlepnicë. Entuziazmi dhe mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! po rriten çdo ditë në të gjitha lagjet e qytetit, fshatrat e Komunës tonë dhe cep më cep Republikës.

Read More

Amir Rrahmani, mbrojtësi shqiptar i Napolit komentoi fitoren 2-3 ndaj Atalantës. “Ishte një ndeshje e ekuilibruar për mendimin tim. Është bukur të shohësh kaq shumë gola nga jashtë, por është e vështirë në fushë sepse Atalanta krijon kaq shumë raste, ata bëjnë presing të lartë, kanë lojtarë të nivelit të lartë. Ne ishim mirë kur bënim presion, kur u tërhoqëm ishim në telashe sepse shumë njerëz hynin në zonë kur erdhën krosimet. Por ne ia dolëm dhe fituam”. “Që në fillim kemi thënë që çdo ndeshje që fitojmë duhet të festojmë dhe që në fillim ishte kështu. Pas ndeshjes…

Read More

Ushtrimet e rregullta, duke i dhënë përparësi gjumit dhe ngrënia e një diete të ekuilibruar janë vetëm disa mënyra për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes dhe sëmundjeve të tjera. Duke qenë se jemi në sezonin e dimrit, gjasat që të ftohemi e të sëmuremi janë të mëdha. Është e rëndësishme që të kujdesemi për veten që të shmangim ato simptoma të bezdisshme e të ruajmë shëndetin tonë. Këtu kemi përmbledhur disa këshilla për të parandaluar ftohjen dhe gripin Hani perime jeshile Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitamina që ju ndihmojnë të mbani një dietë të…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar dy familjet, Mala dhe Berisha, në nderim të pishtarëve të organizimit të lëvizjeve Ilegale, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në 41-vjetorin e rëniës së tyre në betejën e ashpër në Kodrën e Trimave, në Prishtinë. “Kujtimi ynë për ta është i përhershëm sepse vepra e tyre është e gjallë. Shëmbëlltyra e tyre është shkollë patriotike për brezat e rinj. Krenaria për ta rritet çdo vit me Flakën e Janarit, nderi për ta shtohet jo vetëm se po u përtrihet emri nëpër breza, por sepse rruga nëpër të cilën ecim nuk devijon nga ideali i tyre.”…

Read More

Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ Kërcënimi i huliganëve fashistë serbë ndaj ambasadorit Shumë vjet më parë, një filozof francez kishte thënë se serbëve nuk duhet besuar, edhe atëherë kur të japin dhurata. Ndërsa ne nuk e dimë nëse ambasadori amerikan, Kristofer Hill, në Beograd, e ka lexuar këtë filozof ose jo, mirëpo, ndoshta, përmes këtij shkrimi, mund ta mbajë mend filozofin francez dhe, në këtë kontekst, ta analizojë poshtërimin publik të serbëve ndaj tij dhe në veçanti përdhosjen e banditëve, neonazistëve serbë ndaj një diplomati me përvojë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Më 15 janar 2025, ambasadori Kristofer…

Read More

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore për sezonin pranveror, ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ky duel u mbyll 1-0, kurse golin e vetëm e ka shënuar braziliani Giovanni. Ballkani ka njoftuar që së shpejti ekipi udhëton për fazën e dytë të përgatitjeve, në mënyrë që të jete gati për vazhdimin e kampionatit.

Read More

Sot në një ceremoni mortore është përcolljellur për në botën e amshueshme, Remzi Frangu, shok koleg i yni dhe ish zyrtar I komunës së Vitisë. Ai, ishte njeri fisnik me karakter të qëndrueshëm, por edhe i paepur në angazhimin e tij dhe veprimtarin për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës. Qysh që nga viti historik 1981, pas rënies heroike të dëshmorit Sherif Frangu, ka qenë i përfshirë në të gjitha veprimtaritë për çlirimin e Kosovës dhe përherë i vendosur në rrugëtimin e tij. Duke qenë këmbëngulës në idealin e tij, për herë ishte i përndjekur dhe i diferencuar në ish…

Read More