Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » “Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij
Kulturë

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

adminBy adminJuly 6, 2026Updated:July 6, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Arben ILIAZI

Në botën turbulluese moderne evokimi i poetëve të shquar është gjëja më vitale mbi tokë. Shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Shkëlzen Halimi, vjen sërish me një botim plot vlera, të titulluar “KALENDAR I PËRJETËSISË SË FJALËS” (Shtëpia Botuese Logos –a, Shkup) . Në këtë libër, unik në llojin e tij, me një funksion estetik ndërmjetës dhe simbolik, 70 poetë të korpusit kombëtar, asete të shkëlqyera të traditës sonë letrare, të epokave të ndryshme, vijnë pikërisht në kohën e rigjetur, si kujtesë dhe ndërgjegje në qytetërim.

Uni i tyre, duke i kënduar njeriut dhe jetës, është subjekt i kohës, që ka dhënë prova se mund të jetojë përjetësisht. Halimi na provon me këtë libër se ikja e kohës është aleati më natyror i poetëve të lirive dhe utopive të përjetshme. Vdekja e tyre është vetëm përfundim i kohës, pasi ata jetojnë te pakohëshmëria, të pranishëm në çdo çast në dhimbjet dhe kënaqësitë tona të jetës.

Poezia e mirë nuk konservohet, vetëm mund të sublimohet. Ajo e ka “përjetësuar” vetveten në një sistem të përhershëm estetik, pasi ka krijuar ndërgjegje të mishëruar dhe impulse kulturalisht ndikuese. Përballë realitetit ku kanë jetuar, shumë nga poetët kanë qenë të dënuar, pra kanë refuzuar sublimimin e kërkuar. Ata e shihnin mbretërinë e lirisë përtej mbretërisë së nevojave dhe kufijve të filozosisë idealiste. Për ta liria nuk qëndronte te “lufta për ekzistencë”, por jashtë saj, në lojën dhe shpalosjen e lirë të aftësive dhe dëshirave të njeriut, si parime të qytetërimit.

Në stadin e ri të qytetërimit tonë, kultura estetike nënkupton një “revolucion” të përgjithshëm të mënyrës së ngjizjes dhe të të ndjerit, duke risjellë në vëmendje më të mirën, më të përsosurën, për t’i dhënë këtij qytetërimi bazë më të fortë.

Trajtimi dashamirës estetik në këtë libër i poetëve të shquar trashëgimisë sonë poetike, duke e trajtuar estetikën si një disiplinë filozofike, por edhe epistemologjike, rrëfen për një punë serioze të autorit, që nënkupton një risi akademike./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.