- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
Author: admin
Komitetit për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjën e dytë të rregullt. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash pika të ndryshëm që janë në interes të qytetarëve vitias. Kjo mbledhje u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi kurse në emër të ekzekutivit morri pjesë zv.kryetari Hasan Aliu. Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika: Procesverbali nga mbledhja e parë Komitetit për Politikë dhe Financa. Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2024. Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronën komunale përmes ankandit…
Përmes projekti “Sistemi i Menaxhimit të Spitalit (SMS)” studentët e FSHK-së në UKZ sjellin inovacion në shëndetësi
Në epokën e dixhitalizimit, teknologjia po luan një rol kyç në përmirësimin e sistemeve shëndetësore, duke sjellë automatizim dhe menaxhim më efikas të të dhënave dhe shërbimeve spitalore. Në këtë frymë, një grup studentësh nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë zhvilluar projektin inovativ “Sistemi i Menaxhimit të Spitalit (SMS)”, një platformë dixhitale e dizajnuar për të lehtësuar dhe optimizuar menaxhimin e spitaleve dhe institucioneve shëndetësore. Grupi i studentëve, i përbërë nga Gazmend Halili, Donat Beqiri, Dimal Hajrizi, Rona Beqiri dhe Olti Bekteshi, ka realizuar këtë projekt nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr.…
Punimet për përfundimin e shëtitores së qytetit nga çerdhja në lagjen Dardania deri tek rruga transit mbi lumin Mirusha, po vazhdojnë me intensitet të lartë. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka inspektuar punimet të cilat po zhvillohen aty. Ai tha se shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale. Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, 400 metrat e fundit po marrin formë dhe shumë shpejt përfundojnë të gjithë pjesën e kupëzave të betonit. Ai shtoi se krijimi i hapësirës për elementet përcjellëse është tashmë në proces. “Brenda pak javësh, kjo shëtitore do të jetë gati për t’u shijuar…
Nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, kanë realizuar program festiv, për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin për Arsim Shpend Nuhiun. Nënkryetarja Morina Bunjaku, tha se ndihet falënderuese për ftesën që i kanë bërë për të marrë pjesë në programin e festës së pavarësisë, organizuar nga nxënësit e gjimnazit. “Në këtë ditë të shënuar, bashkohemi për të kremtuar një moment historik per vendin tonë – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kjo është një ditë e mbushur me krenari,…
Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit janar ka ngritur 11 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit janar 2025, ka pranuar nëntëmbëdhjetë (19) kallëzime penale, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjatë kësaj periudhe kohore Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale./GJILANI INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1926 gjoba trafiku, njofton policia.. Në këtë periudhë kohore janë regjistuar 78 aksidete trafiku, 52 akisdente me dëme materiale, kurse 26 aksidente me të lënduar. Ndërkaq, gjatë kësaj kohe janë arrestuar 11 persona, si dhe 8 persona janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Policia në Gjilan ka arrestuar një person për të cilin thuhet se pas një mosmarrëveshje-përleshje, në mes disa personave e ka ekspozuar armën, e cila mandej edhe iu është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/
Hyseni: Gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ramiz Cërrnica” në Gumnishtë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në fshatin Gumnishtë, ku po vazhdon puna për përfundimin e terrenit sportiv, i cili do t’i shërbejë nxënësve dhe komunitetit. “Ky është terreni i tetë me radhë që po nis punën dhe jemi shumë të lumtur që gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive moderne, apo janë në proces të realizimit të tyre”, tha Alban Hyseni. I pari…
UKZ këtë javë është bërë qendër trajnimeve për inovacion dhe ndërmarrësi për stafin akademik dhe studentët
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është bërë qendër e inovacionit dhe ndërmarrësisë këtë javë, duke organizuar dy trajnime paralele për stafin dhe studentët universitar,në kuadër të projektit GreenWB. Këto trajnime, të cilat zhvillohen nga 18-21 Shkurt 2025, synojnë të fuqizojnë kapacitetet e stafit dhe të studentëve me njohuri të reja mbi inovacionin në mësimdhënie, ndërmarrësin dhe qëndrueshmërinë në biznes, që do të mbahen nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Në trajnimin me temën “Inovacioni në mësimdhënie dhe sipërmarrja në arsimin e lartë, pjesë e së cilit është trajnimi për stafin akademik, ka për qëllim integrimin e inovacionit dhe sipërmarrjes…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot me projektin DEMOS një memorandum bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe të sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal. Bëhet me dije se me këtë partneritet synohet të rritet transparenca në paraqitjen e buxhetit për qytetarët dhe të fuqizojë kapacitetet e komunës për menaxhimin e financave publike. Gjithashtu sipas këtij dokumenti pritet që projekti DEMOS të mbështesë komunën në organizimin e dëgjimeve buxhetore, përgatitjen e materialeve informuese dhe fuqizimin e ekipeve punuese për një proces më efikas…

