Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
  • Gjashtë raste të dhunës në familje, gratë raportojnë dhunë psikike dhe fizike në disa qytete të Kosovës
  • Republika mbi interesat politike: sovraniteti i qytetarëve, kushtetutshmëria dhe përgjegjësia shtetërore
  • Bungu i Dyzit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Takimi që riktheu shpresën për marrëveshje: Çfarë fshihet pas afrimit LVV–LDK?
Lajme Qendrore

Takimi që riktheu shpresën për marrëveshje: Çfarë fshihet pas afrimit LVV–LDK?

adminBy adminJuly 13, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
“Afrimi i LV – LDK mund të jetë çelësi për daljen nga kriza institucionale”

Takimi i javës së kaluar ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer në qendër të vëmendjes mundësinë e një bashkëpunimi politik mes dy subjekteve më të mëdha parlamentare.

Edhe pse pa një marrëveshje konkrete, gatishmëria e shprehur për vazhdimin e dialogut është parë si një sinjal se negociatat për formimin e institucioneve ende mbeten të hapura.

Në lidhje me këtë takim dhe sinjalin që përcolli ai, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti Agim Vuniqi.

Sipas tij, ndonëse takimi nuk solli rezultat, ai riktheu dialogun mes partive, gjë që i kishte munguar skenës politike në Kosovë.

Image

Agim Vuniqi

Foto Galeri

Ai potencoi se partitë duhet ta shikojnë në mënyrë të drejtë rezultatin zgjedhor, pasi ky i fundit është fillimi i çdo negociate politike.

“Në politikë ka momente kur rëndësi nuk ka vetëm rezultati i një takimi, por vetë fakti që ai zhvillohet. Takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut është pikërisht një moment i tillë. Ai nuk solli një marrëveshje, por riktheu diçka që i kishte munguar politikës kosovare: dialogun ndërmjet dy forcave kryesore shqiptare në një kohë bllokade institucionale.

Në demokracitë parlamentare, zgjedhjet nuk janë fundi i procesit politik; ato janë fillimi i tij. Qytetarët përcaktojnë renditjen e forcave politike, ndërsa përgjegjësia e partive është ta shndërrojnë atë rezultat në institucione funksionale. Pikërisht këtu fillon përgjegjësia shtetërore.

Prandaj, rezultati zgjedhor nuk duhet të jetë as objekt kontestimi, as instrument imponimi. Ai është pika e nisjes së çdo negociate politike. Partia që fiton zgjedhjet fiton të drejtën për të udhëhequr procesin e krijimit të institucioneve, por jo të drejtën për të qeverisur pa dialog kur nuk e ka shumicën parlamentare. Po kështu, partitë që nuk kanë dalë të parat nuk mund ta injorojnë legjitimitetin që buron nga vota e qytetarëve. Ky është ekuilibri mbi të cilin funksionojnë demokracitë parlamentare”, deklaroi ai.

Për këtë, Vuniqi afrimin mes LVV-së dhe LDK-së e sheh si mundësi për zhbllokimin e krizës dhe funksionimin afatgjatë të institucioneve.

Në këtë pikë, ai kërkoi nga partitë bashkëpunim dhe marrëveshje të qëndrueshme mbi parime të përbashkëta.

“Për këtë arsye, afrimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet parë si një mundësi për ta rikthyer politikën në funksionin e saj themelor: ndërtimin e institucioneve. Ai nuk duhet të kuptohet si fitore e njërës palë apo humbje e tjetrës, por si një përpjekje për të vendosur interesin e Republikës mbi interesin partiak.

Një marrëveshje e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi logjikën që njëra palë vendos kushtet dhe tjetra vetëm i pranon. Po aq e paqëndrueshme do të ishte edhe një qasje që e relativizon rezultatin zgjedhor. Qëndrueshmëria lind vetëm kur të dyja palët pranojnë një parim të përbashkët: legjitimiteti buron nga vota e qytetarëve, ndërsa stabiliteti nga përgjegjësia e përbashkët për ta bërë shtetin funksional”.

Më tej, publicisti tha se Kosova po përballet tash e sa kohë me kriza institucionale, të cilat po e dëmtojnë shtetin dhe besimin e qytetarëve, andaj kërkoi nga partitë maturi dhe aftësi për bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Alarmuese: Brenda 24 orëve, shtatë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë – një person plagos veten, sekuestrohen AK-47, pistoleta dhe pushkë

August 5, 2026

Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun

August 4, 2026

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

August 4, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

By adminAugust 14, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave, të dyshuar për…

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026

Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë

August 12, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.