Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Modestia e rreme si vetëposhtrim kulturor
Opinione

Modestia e rreme si vetëposhtrim kulturor

adminBy adminJune 27, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkruan: Avni Halimi
Në një shoqëri ku konkurrenca dhe rendi social maten me arritjet dhe njohuritë, ngritë kokë një fenomen i thellë që shpesh mbetet i padiskutueshëm: modestia si virtyt i rremë. Ajo që në dukje duket si një shprehje e përulësisë dhe modestisë, shpesh mund të shërbejë si një maskë për paaftësinë, pasigurinë dhe frikën nga vlerësimi i vertetë.
Pa dyshim, modestia e sinqertë gjithmonë është një vlerë pozitive. Modestia e vërtetë e bën individin të ruajë një baraspeshë midis vlerave personale dhe atyre shoqërore, duke mos kërkuar të bëhet më shumë se ç’është.
Në kulturën shqiptare, modestia në të shumtën e rasteve është portretizuar si një virtyt themelor i njeriut të ndershëm, të mençur dhe të matur. Megjithatë, ajo që shpesh nënvizohet si “modesti”, në të vërtetë është një strategji e vetëposhtërimit të përpunuar nga presioni kolektiv, më shumë sesa një shprehje e vërtetë e përulësisë. Kjo modesti e rreme nuk është vetëm një prirje psikologjike e individëve, por pasqyrim i një kulture të tërë që ka zhvilluar një marrëdhënie të ndërlikuar me suksesin, autoritetin dhe vetëvlerësimin.
Kjo dukuri ka rrënjë të thella në historinë e përjetuar kolektive të shqiptarëve, veçanërisht gjatë shekullit XX, ku periudha të gjata nën represion politik e shtynë shoqërinë të krijojë mekanizma mbrojtës ndaj çdo shfaqjeje të spikatur personale. Regjimi komunist përforcoi idenë se barazia do të thoshte shuarje e dallimeve, dhe se individi i suksesshëm përbënte një kërcënim ndaj “unitetit të klasës punëtore”. Për pasojë, u ndërtua një kulturë ku çdo përpjekje për të dalë mbi të tjerët duhej mbuluar me një heshtje “modeste”, përndryshe ndëshkohej moralisht ose fizikisht.
Por edhe në epokën pas komunizmit, modestia si maskë vazhdoi të funksionojë. Në vend të promovimit të meritokracisë, kultura shqiptare vazhdon të karakterizohet nga një refuzim i heshtur i suksesit të tjetrit, nga një tërheqje magnetike nga snobët, nga diletantët, sharlatanët, nga pseudo-intelektualët, nga palo-shkrimtarët
Prirjen kolektive për të relativizuar arritjet, mbase duhet gjurmuar nën rrënjët e bestitnyve apo besimeve folklorike në “sy të keq”, në “mësysh” dhe “mallkim”, që e bën shfaqjen e hapur të suksesit një gjest të rrezikshëm. Ndaj ne edhe sot e kësaj dite fëmijët i edukojmë që “mos të mburren”, “mos t’i tregojnë të mirat”, “të ruhen nga zilia”, “nga yshtja”, duke ndërtuar një modesti të detyruar, që nuk buron nga përulësia, por nga frika. Në këtë kontekst, individi më mirë vetëposhtrohet sesa të ekspozojë veten ndaj shoqërisë si i suksesshëm, sepse suksesi nuk është burim frymëzimi, por shkak për dyshim dhe përçmim.
Në vend që të promovojë një kulturë të vlerësimit të ndershëm dhe kritik ndaj arritjeve, shoqëria shqiptare shpesh ngre mure heshtjeje, cinizmi dhe ironie, duke penguar formimin e një elite intelektuale dhe profesionale që e ushqen shoqërinë me modele të vlefshme. Kultura e modestisë së rreme shndërrohet kështu në një sabotim të brendshëm të vetë shoqërisë, që refuzon të përqafojë potencialin e vet për përparim.
Zgjidhja ndaj kësaj dukurie nuk qëndron në promovimin e arrogancës ose vetë-adhurimit, por në zhvillimin e një kulture të vlerësimit të ndershëm, ku të thuash “ky është i miri” nuk është kërcënim, por njohje e meritës. Kjo kërkon një riformulim të mënyrës si flasim për suksesin, si e mësojmë modestinë dhe si e ndërtojmë raportin me autoritetin dhe arritjen personale.
Në fund të fundit, një shoqëri që e ngatërron modestinë me vetëposhtërimin, nuk ka për të krijuar njerëz të mëdhenj, por do të prodhojë breza që fshihen pas hijes së njeriut “të thjeshtë”, nga frika se mos shkëlqimi i tyre i lëndon të tjerët. E ardhmja kërkon një shoqëri që nuk ka frikë të njohë suksesin, ta festojë atë dhe ta përdorë si themel për rritje kolektive – dhe jo si arsye për ta heshtur.
Në kulturat e ndjeshme ndaj autoritetit dhe pushtetit, modestia mund të bëhet një formë e mbrojtjes nga pasiguria. Thonë që, dramaturgu shqiptar, ai që kaloi katër vite në burgun e Goli Otokut, pra, Teki Dërvishi, asnjëherë nuk ka marrur pjesë në premierat e shfaqjeve të veta. Njerëzit thoshin se po e bën këtë nga modestia e tepruar, porse, në fakt, atij kjo mosprezencë i ishte bërë shprehi nga frika: mos regjimi do t’ia vinte prangat në sy të publikut, apo mos dikush nga publiku do të prangosej aty për aty sepse po madhëron individë faqe regjimit përtej të cilit nuk mund të ketë individë të tjerë elitarë! Nga ana tjetër, ka edhe krijues të atillë që janë të pasigurt për vlerat e tyre ndaj dhe shpesh e fshehin këtë pasiguri përmes një shfaqje të modestisë, por e cila më shumë i shërben si mbulesë sesa si një vlerë e sinqertë. Ky lloj i modestisë mund të krijojë një paradoks të thellë, ku individët që janë të aftë dhe të talentuar mund të mbeten të heshtur dhe të pavlerësuar, derisa ata që janë më të paaftë, nganjëherë mund të shfaqen si të paprekshëm./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.