- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë nga komuna, ka vizituar sot punimet ambientale që po zhvillohen në Fshatin e Ri, afër shkollës lokale. Në këtë hapësirë kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të gjelbër, i cili do të shërbejë si vendpushim dhe hapësirë rekreative për banorët e zonës, veçanërisht për nxënësit dhe të rinjtë./GJILANI INFO/
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, do të vazhdojë punimet në ora 20:00. Shtyrja e seancës u bë pas kërcënimit me bombë, e ku policia ka urdhëruar që deputetët dhe stafin e Kuvendit të evakuohen. “Seanca konstituive e përcaktuar sot për orën 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari,” tha Loshi. Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se sot me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar…
Në territorin e Komunës së Vitisë kanë filluar korrjet dhe shirjet e grurit për këtë sezon bujqësor. Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Naim Pira, dhe drejtorin e Inspeksionit, z. Halil Musliu, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar nga afër punimet në terren, duke parë për së afërmi ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve. Sipas vlerësimeve të para, rendimentet po sillen rreth 4,000 kg për hektar./GJILANI INFO/
Një qytetar nga Llashtica, ka raportuar në Polici se ka hasur në një granatahedhës me predhë brenda saj derisa po kryente disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave. “Njësia e Policisë së Kosovës për deminim ka intervenuar duke bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt”, bëhet e ditur nga Policia. Ky rast, tashmë është duke u hetuar./GJILANI INFO/
Që nga viti 2018 protestohet kundër tij, por Vuçiqi nuk jep dorëheqje – Radoiçiqi e mban në pushtet
Perëndimi nuk duhet ta mbështesë një njeri të tillë Vazhdojnë protestat në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Shumëkush e ka vlerësuar Vuçiqin si të moderuar, mirëpo realiteti flet të kundërtën. Ai po del të jetë edhe më diktator se Sllobodan Millosheviqi. Le të kujtojmë se ish-presidenti Millosheviq dha dorëheqje më 7 tetor 2000, pas presionit të madh popullor dhe protestave masive që pasuan zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit 2000 në Jugosllavi. Pra, vetëm dy javë protesta dhe ai dha dorëheqjen, ndonëse fillimisht refuzoi ta pranonte humbjen përballë kandidatit opozitar Vojisllav Koshtunica. Më pas, përballë revoltës së madhe qytetare dhe ndërhyrjes…
Patatet mund të mos kenë reputacionin më të mirë kur bëhet fjalë për shëndetin – zakonisht i shoqërojmë me patate të skuqura, yndyrë dhe ushqim të shpejtë. Por shkenca thotë: patatet e thjeshta, të ziera ose të pjekura në furrë mund të na ndihmojnë në luftën kundër hipertensionit. Tensioni i lartë i gjakut (i njohur edhe si hipertension) prek pothuajse gjysmën e të rriturve në SHBA, dhe situata nuk është më e mirë në Evropë. Një nga fajtorët kryesorë? Kripa. Ose më saktë – shumë kripë. Limiti i rekomanduar ditor është rreth 2,300 mg natrium (rreth një lugë çaji…
Arlind Ajeti me shumë mundësi do të largohet nga Bodrumspor. Pas rënies së ekipit turk nga Superliga, edhe mbrojtësi i Kombëtares po shqyrton për mundësi të tjera, madje nuk mungojnë as ofertat. Sipas mediave në Turqi, Ajeti është shumë pranë kalimit te Gaziantep. Akordi mes klubit të Superligës turke dhe mbrojtësit 31-vjeçar është arritur, teksa mbeten vetëm vizitat mjekësore hde më pas firma mbi kontratë. Kujtojmë se Ajeti ka kontratë të vlefshme me Bodrumspor deri në vitin 2027. Por, rënia e klubit nga Bodrumi në kategorinë e parë turke, duket se ka ndikuar ndjeshëm në vendimin e shqiptarit.
Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes tyre. Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar. “Prishtinë 03.07.2025-17:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Lidhur me një vjedhje, e cila ka ndodhur në Lagja e Zabelit të Gjilanit më 20-30.06.2025 NN janë arrestuar dy persona të dyshuar pas hetimeve intensive, bëri me dije sot policia. Të njejtit me vendim të prokurorit thuhet se janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Nga Ilir Muharremi Ndajë jetën time në dysh, e imja është, vendos vet për jetën time dhuratën nga dy prindërit, viktimën nënën time për mua, te e cila jam njëqind përqind i saj, falënderues. Tretem vet me gotën me vuajtën shekullore në mendjen time, sepse vuaj nga dashuritë. Nuk është veç një dashuri, njeriu dashuron shumë sepse vet jeta thyen ekuilibrin shpirtëror mbi tallaze të jetës. Dashuritë e para janë në rini, por në fëmijëri besojmë më shumë sepse ndjenjat ende na mbajnë. Gradualisht jeta loz aktet hyjnore dhe shpesh duam të zëvendësohemi më hyjnitë, por ato statuja ndjenë dëshpërim…

