Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, me propozimet e Komisionit Konsultativ e në harmonizim me ligjet në fuqi
Lajme Lokale

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, me propozimet e Komisionit Konsultativ e në harmonizim me ligjet në fuqi

adminBy adminJuly 3, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, që është e shtata e rregullt për këtë vit, kanë miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, me propozimet e Komisionit Konsultativ të Kuvendit, i themeluar në seancën e kaluar,  në harmonizim të plotë me ligjet në fuqi.

Kuvendarët kanë miratuar, po ashtu, edhe propozim-vendimin për lirimin e përkohshëm nga obligimi i pagesës së gjobës komunale të regjistrimit të mëvonshëm të lindjes dhe vdekjes, propozim-vendimin për fillimin e procesit të bursave për studentë për vitin akademik 2024-2025 e vendimin për zhvlerësimin e vlerës së pajisjeve të laptopëve të anëtarëve të Kuvendit.

Ndërkaq, raporti i punës së kryetarit për vitin 2024, raporti financiar për vitin fiskal 2024, raporti financiar janar-mars 2025, Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028, rishqyrtimi i vendimit për caktimin e lokacionit dhe ndarjen e sipërfaqes së tokës për ndërtimin e Kullës Muze “Agim Ramadani” në Zhegër, bartja e mjeteve financiare dhe ndarja e mjeteve financiare për subvencionimin e lehonave, janë shtyrë për një seancë tjetër.

Paraprakisht, Kuvendi nuk ka futur në rend dite kërkesat e drejtorit për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, për miratimin e Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, kërkësën për faljen e borxheve të taksave komunale 2000-2019 e kërkesën për lirimin nga ngarkesa e taksës komunale për vitin 2025 sikurse edhe kërkesën e drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu, për miratimin e Komisioni tpër përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave.

Në këtë mbledhje kanë kontribuar me pyetje, kërkesa e rekomandime asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Krenare Latifi Kqiku, Arbër Musliu, Ismajl Kurteshi, Arianit Sadiku, Besnik Shala, Afërdita Balaj, Latif Maliqi, Ganimet Sabedini, Ekrem Kryeziu, Gresa Avdiu, Gentrit Murseli, Mimoza Kadriu, Sami Ahmeti, Ramiz Ramadani, Nazim Gagica e Shpresa Kurteshi Emini, të cilëve u janë përgjigjur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku,  drejtorët komunalë, Shpend Nuhiu, Enver Shabani, Ali Arifi, Kushtrim Ibrahimi, Entela Hyseni e Arbenita Sopi – Haziri, sikurse edhe udhëheqësi i Njësisë së Personelit, Burim Kryeziu./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.