Author: admin

Policia e Kosovës, ka shqiptuar 2 mijë e 6 gjobitje gjatë 24 orëve të fundit, në tërë teritorin e vendit, ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat në trafik. Ndërkaq, gjatë të njejtës periudhë kohore janë regjistruar 63 aksidente trafiku, prej tyre 28 me lëndime dhe 35 me dëme materiale. Nga ana tjetër, njoftohet se janë arrestuar 17 persona, 9 janë derguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në rregullimin e asfaltit ndërmjet trotuarit dhe asfaltit në drejtim të Kllokotit, deri te vendi “Mediterani”, si dhe përfundimin e sheshit deri te ura afër çerdhes. Po ashtu, ai ka parë nga afër edhe punimet që po kryhen nga kompania “Hidromorava” në disa lagje të qytetit të Vitisë, ku po punohet në shtimin e rrjetit të gypave të ujësjellësit me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët./GJILANI INFO/

Read More

Kozeta vlerësohet lartë në shkencë Duke qenë se jemi “Në javën e festimeve të Ditës së Kanadasë*, albinfo.ch po ju prezanton një histori suksesi në shtetin kanadez. Dr. Kozeta Miliku-shqiptarja që është përzgjedhur nga gazeta prestigjioze “The Globe and Mail” si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, pjesë e listës “Next Generation of Researchers”. Një vlerësim që i jep zë punës kërkimore me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien publike. E lindur në Korçë, Shqipëri dhe e rritur me pasion për dijen, Kozeta është sot një zë i fortë në kërkimin shkencor, duke përfaqësuar më së miri diasporën tonë…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë nga komuna, ka vizituar sot punimet ambientale që po zhvillohen në Fshatin e Ri, afër shkollës lokale. Në këtë hapësirë kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të gjelbër, i cili do të shërbejë si vendpushim dhe hapësirë rekreative për banorët e zonës, veçanërisht për nxënësit dhe të rinjtë./GJILANI INFO/

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, do të vazhdojë punimet në ora 20:00. Shtyrja e seancës u bë pas kërcënimit me bombë, e ku policia ka urdhëruar që deputetët dhe stafin e Kuvendit të evakuohen. “Seanca konstituive e përcaktuar sot për orën 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari,” tha Loshi. Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se sot me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar…

Read More

Në territorin e Komunës së Vitisë kanë filluar korrjet dhe shirjet e grurit për këtë sezon bujqësor. Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Naim Pira, dhe drejtorin e Inspeksionit, z. Halil Musliu, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar nga afër punimet në terren, duke parë për së afërmi ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve. Sipas vlerësimeve të para, rendimentet po sillen rreth 4,000 kg për hektar./GJILANI INFO/

Read More

Një qytetar nga Llashtica, ka raportuar në Polici se ka hasur në një granatahedhës me predhë brenda saj derisa po kryente disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave. “Njësia e Policisë së Kosovës për deminim ka intervenuar duke bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt”, bëhet e ditur nga Policia. Ky rast, tashmë është duke u hetuar./GJILANI INFO/

Read More

Perëndimi nuk duhet ta mbështesë një njeri të tillë Vazhdojnë protestat në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Shumëkush e ka vlerësuar Vuçiqin si të moderuar, mirëpo realiteti flet të kundërtën. Ai po del të jetë edhe më diktator se Sllobodan Millosheviqi. Le të kujtojmë se ish-presidenti Millosheviq dha dorëheqje më 7 tetor 2000, pas presionit të madh popullor dhe protestave masive që pasuan zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit 2000 në Jugosllavi. Pra, vetëm dy javë protesta dhe ai dha dorëheqjen, ndonëse fillimisht refuzoi ta pranonte humbjen përballë kandidatit opozitar Vojisllav Koshtunica. Më pas, përballë revoltës së madhe qytetare dhe ndërhyrjes…

Read More

Patatet mund të mos kenë reputacionin më të mirë kur bëhet fjalë për shëndetin – zakonisht i shoqërojmë me patate të skuqura, yndyrë dhe ushqim të shpejtë. Por shkenca thotë: patatet e thjeshta, të ziera ose të pjekura në furrë mund të na ndihmojnë në luftën kundër hipertensionit. Tensioni i lartë i gjakut (i njohur edhe si hipertension) prek pothuajse gjysmën e të rriturve në SHBA, dhe situata nuk është më e mirë në Evropë. Një nga fajtorët kryesorë? Kripa. Ose më saktë – shumë kripë. Limiti i rekomanduar ditor është rreth 2,300 mg natrium (rreth një lugë çaji…

Read More

Arlind Ajeti me shumë mundësi do të largohet nga Bodrumspor. Pas rënies së ekipit turk nga Superliga, edhe mbrojtësi i Kombëtares po shqyrton për mundësi të tjera, madje nuk mungojnë as ofertat. Sipas mediave në Turqi, Ajeti është shumë pranë kalimit te Gaziantep. Akordi mes klubit të Superligës turke dhe mbrojtësit 31-vjeçar është arritur, teksa mbeten vetëm vizitat mjekësore hde më pas firma mbi kontratë. Kujtojmë se Ajeti ka kontratë të vlefshme me Bodrumspor deri në vitin 2027. Por, rënia e klubit nga Bodrumi në kategorinë e parë turke, duket se ka ndikuar ndjeshëm në vendimin e shqiptarit.

Read More