- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Me rastin e pensionimit të zyrtarit policor, Saqip Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në prani të komandantit të Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, e pritën atë në takim për të falënderuar dhe vlerësuar kontributin e tij të gjatë dhe të vyer në shërbim të policisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e punës së z. Azizi, duke e vlerësuar lartë përkushtimin e tij në interes të komunitetit dhe shtetit. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë viteve të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm si zyrtar policor. Edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tetë aktakuza, ndaj tetë personave, për vepra të ndryshme penale
Aktakuzat e ngritura për periudhën kohore në fjalë janë: Dy (2) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave…
Banorët e fshatit Shipashnicë e Epërme kanë mirëpritur anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Në këtë takim janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces. Ndërsa banorët kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, pastrim të lumit, vendosje të kamerave afër lumit për identifikim të personave të cilët po hudhin mbeturina./GJILANI INFO/
Në Policinë e cila vepron në Gjilan është raportuar se është gjetur pa shenja jete një femër shtetas e Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, njofton Policia./GJILANI INFO/
Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00. Ngjarja tragjike ka ndodhur më datë 10 korrik në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen. Sipas njoftimit të policisë së Reutlingenit, automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë. 21 vjeçarja nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma më 12 korrik.
Janë kryer 71593 shërbime specialistike gjatë periudhës Janar-Qershor 2025 në Spitalin e Gjilanit
Në ambulancat specialistike në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan në 6 mujorin e vitit 2025 janë kryer mijëra shërbime, prej tyre 71593 pacient kanë marë shërbime specialistike në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan. Angazhimet dhe përpjekjet tona për shërbime cilësore shëndetësore nuk do të mungojnë asnjëherë, do të shfrytëzojm të gjitha kapacitetet tona për të ju dalë në ndihmë pacientëve që kanë nevoj për shërbime shëndetësore, thuhet në njoftimin e faqës Facebook të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan./GJILANI INFO/
Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, është kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Ajo triumfoi si mysafire në ndeshjen e kthimit kundër Differdange në Luksemburg (3:2), duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e merituar me rezultat të përgjithshëm 4:2. Drita u bë skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Drita në raundin e dytë do të luaj kundër skuadrës së njohur daneze, FC Copenhagen. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nën qiellin e Differdange, sonte nuk u zhvillua vetëm një ndeshje – u shkrua historia.…
Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Kopernicë. Të pranishmëve u janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces. Më pas grupi ka dëgjuar kërkesat e banorëve për lokalitetet e tyre, e që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, vazhdimin e trotuarit deri tek rruga e fundit, ndriçim, qarkullimi i një linje të autobusit, rregullimi i kanalizimit, shenjëzim për këmbësor, vendosja e një tabele ose pajisja me kamera tek parku për mos-hudhje të mbeturinave, rrethoja tek fusha, emërtim të…
Nazim Gagica: Gjilani ka nevojë për një Kuvend funksional, Kuvendi ka nevojë për Ilmi Mustafën!
Kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica, njëherësh edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka njoftuar se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Ilmi Mustafa. “Ilmi Mustafa, bashkëqytetari ynë nga Gjilani, prej vitesh është një afarist i suksesshëm në Gjermani, ku drejton një biznes të qëndrueshëm me një numër të madh punëtorësh. Përvoja e tij menaxheriale, puna e ndershme dhe përkushtimi ndaj komunitetit janë vlera që e bëjnë të veçantë”, ka thënë Gagica. Sipas tij, është thënë se Ilmiu sjell në Gjilan…
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 47-të në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i senacës konstrituive do të fillon në orën 11:00. Të dielën ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata…

