Author: admin

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur një takim i përbashkët me mekanizmat e ndryshëm, ku është folur rreth zjarreve malore dhe fushore dhe angazhimin e të gjithëve në shuarjen e tyre si dhe për masat parandaluese. Gjatë këtij takimi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në këto temperatura të larta është shumë e rëndësishëm dhe obligim që të gjithë së bashku të punojmë në parandalimin e përhapjes së zjarreve, mbrojtës së pronës, kulturave bujqësore por edhe pasurisë dhe jetës së qytetarëve. Kurse komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes…

Read More

Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Dajkoc. Takimi e hapi anëtarja e këtij grupi Lidionë Marovca e cila prezantoi punët e bëra deri më tani. Më pas grupi ka dëgjuar kërkesat e të pranishmëve për lokalitetet e tyre, e që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, shtrim të trotuareve, vendosje të pengesave në rrugë si dhe ndriçim./GJILANI INFO/

Read More

Ka filluar fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit, ku me drithëra të bardha janë mbi 3100 hektarë me grurë dhe Elb 100 hektarë. Për të parë nga afër nisjen e kësaj fushate, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin. Kryetari i Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, tha se ka nisur fushata e korrje-shirjeve me përkushtim e shpresë për bereqet. “Për bukën e sofrës. Fermerët tanë janë gati, rendimentet janë të mira dhe bashkë po i japim forcë bujqësisë sonë. Faleminderit për çdo kontribut – nga fusha deri te…

Read More

Sot, në Komunën e Vitisë, janë djegur mbi 40 ari grurë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe rrezikuar seriozisht jetën dhe pronën e qytetarëve, ngjarje kjo për të cilën ka njoftuar Drejtoria për Bujqësi e kësaj Komune. “Jemi në kulmin e sezonit të verës, me temperatura të larta dhe thatësi të theksuara, të cilat rrisin në maksimum rrezikun e përhapjes së zjarreve në ara, livadhe, pyje dhe hapësirat e tjera të hapura” është thënë përmes një komunikate, lëshuar nga kjo Drejtori. Nisur nga ky këndvështrim edhe ka apeluar që të shmangen të gjitha llojet e ndezjeje në ambiente…

Read More

Gjyqtari Menderes Behluli, ka arritur moshën e pensionimit, njofton Gjykata Themelore në Gjilan. Menderes Behluli, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtjes. “Gjykatën Themelore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Menderes Behluli, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi”, thuhet në njoftim. Biografia e gjyqtarit: Menderes Behluli është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtës në Gjykatën Themelore në Gjilan. Diplomoi në vitin 2001 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007, ndërsa praktikën…

Read More

Kandidati i nominuar për kryetar të Komunës së Gjilanit në Zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen me 12 tetor të këtij viti, Nazim Gagica nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës në Gjilan, ka thënë se Gjilanit i duhet një Kuvend funksional duke theksuar se i qëlluari për këtë është Xhevat Bekteshi. Gagica thotë se Xhevat Bekteshi është emër i njohur i veprimtarisë kombëtare dhe angazhimeve të hershme për liri e shtetndërtim. Dhe nga ditët e para, pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e që ka qenë gjithmonë në shërbim të interesit publik. “Me përvojë të pasur në institucionet…

Read More

Kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, kandidat i nominuar për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor, ka thënë se Kuvendit të ardhshëm i duhet Fatmir Shurdhani i cili është zëri i qytetarit, zë ky që shpesh here është harruar, por që nuk ka heshtur asnjëherë “Fatmir Shurdhani, Drejtor Ekzekutiv i Hendikos-it në Gjilan, për shumë ka qenë zëri dhe shtylla e personave me aftësi të kufizuara. Ai ka luftuar për të drejta. Ka qenë i paepur, edhe kur është dashur të jetë kritik ndaj politikës. Por gjithmonë në mbrojtje…

Read More

“Me përmirësimin e kushteve të motit, është vërejtur rritjen e përdorimit të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme me dy rrota si dhe rritje të shkeljeve të rregullave në trafik nga ana e drejtuesve të tyre”, thuhet në njofitmin e Policisë së Kosovës. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve që gjatë ngasjes të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha rregullat në komunikacionin rrugor. Mjetet me dy rrota janë më të rrezikuara në rast aksidenti, andaj është thelbësore përdorimi i helmetës mbrojtëse, mbajtja e distancës së duhur…

Read More

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Mjak të komunës së Vitisë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të ndikoj pozitivisht në kthimin e jetës në këtë lokalitet. Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u mirëprit edhe nga disa banorë. Fshati Mjak, i cili ishte braktisur vite me parë pas një periudhë të gjatë, pritet të rifitojë gjallërinë dhe aktivitetin e mëparshëm dhe atë falë asfaltimit të kësaj rruge. “Me përfundimin e këtij projekti, jeta në Mjak do të rikthehet gradualisht. Rruga ka munguar prej…

Read More

Në Viti është mbajtur sot diskutimi publik për vlerësimin strategjik mjedisor, i organizuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor. Në këtë takim morën pjesë qytetarë, përfaqësues të institucioneve lokale, ekspertë dhe palë të interesuara, të cilët u njoftuan nga afër me dokumentin strategjik që ka të bëjë me mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit në territorin e Komunës së Vitisë. Në hapje të këtij diskutimi foli drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, z. Visar Demiri, i cili theksoi rëndësinë e këtij dokumenti për të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm të komunës. Ai u shpreh se ky dokument është bazë për…

Read More