- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Anëtart e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Topanicë. Në këtë takim Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, ka paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces. Banorët më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullimi i një fushë të sportit, rregullimi i deponisë së drunjëve të shkollës, vazhdimi i trotuarit, tajtimi i kolektorëve, rregullimi i një këndi për fëmijë, vendosja e tabelave informuese për vendet e mbeturinave të ngurta./GJILANI INFO/
Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Alban Hyseni, prezantoi raportin e punës për gjysmën e parë të këtij viti, të Komunës së Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi raportin gjashtë mujor të punës, para qytetarëve, zyrtarëve komunalët e palëve tjera të interest në te Parkun Banja. Moto e këtij raporti ishte: “Çfarë realizuam së bashku”, gjatë këtij gjysmë viti, ku pjesëmarrësit dëgjuan nga afër për punët, sfidat dhe arritjet e Komunës së Gjilanit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte një natë e jashtëzakonshme në Parkun Banja. Ai tregoi se në prani të qyetarëve, prezantuan raportin e punës për drejtoritë komunale për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.…
“Një tërmet u regjistrua dje në mbrëmje në orën 22:43 në rrethinën e Vitisë me magnitudë 2.9″, raporton MeteoKosova “Lëkundjet ishin të lehta dhe janë ndjerë nga banorët e zonës përreth”, thuhet në njoftim.
Sot është parashikuar që fillimisht moti të jet me diell dhe vranësira, i cili pastaj në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front i ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, të shoqëruara edhe me erëra mjaft të forta. Reshjet më të përqendruara dhe më intensive parashihen në gjysmën e sipërme të territorit të Kosovës, njotfon MeteoKosova. Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që në momente të caktuara do të variojë nga 20 deri në 80 km/h. Kjo sjell rrezik për dëme materiale,…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme Arlindë Sejdiu, kanë pritur në takim Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan z.Igli Totozani me bashkëpunëtorë nga Zyra për Ligj dhe Drejtësi si dhe z.Faruk Dërmaku, përfaqësues i OSBE-së për Kamenicë. Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth punëve aktuale që Komuna e Kamenicës po bën si dhe kanë parë mundësitë e finalizimit të bashkëpunimit me Komunën e Ranillugut në raport me shërbiemt që Komuna e Kamenicës jep për këtë komunë, proces ky i fasilituar nga OSBE. z. Totozani ka vlerësuar lartë…
Është hapur ekspozita e piktorit shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepi, në Galerinë e Arteve. Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të 45 vjetorit të krijimtarisë së piktorit dhe 70 vjetorin e lindjes. Ajo shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur. Kuratori e kësaj ekspozite, profesori Avni Behluli, tha se nëpërmjet pikturës krijuesi, shpërfaqi më së miri vlerat kombëtare, gjithandej globit. “Veprimtaria e tij në pikturë shquhet me punën e tij me veprat që kanë lënë gjurmë…
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë ka filluar sot punimet për mbushjen e gropave me asfalt. Punimet e para kanë nisur pranë objektit të Zjarrfikësve në qytetin e Vitisë, ndërsa ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në rrugët e fshatrave të kësaj komune. Ky aksion synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati kanë pritur në takim Nënkolonelin dhe Zëvendëskomandantin e KFOR-it për regjionin e lindjes z.Nicolas Costa së bashku me ekipin i cili operon për Komunën e Kamenicës. Ata kanë diskutuar rreth situatës së shkaktuar së fundmi në Kamenicë shkaku i zjarreve, si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe zjarrëfikësve të Komunës së Kamenicës. Kryetari Rahimaj ka njoftuar z.Costa rreth situatës momentale si dhe ka falënderuar KFOR-in për gatishmërinë që ka treguar në raport me kërkesat dhe…
Në tekstin e këtij urimi thuhet: Me këtë pamje të bukur të qytetit tonë, ju urojmë mirëseardhje të përzemërt mërgimtarëve tanë! Të dashur bashkatdhetarë, Me zemër të madhe dhe krahë të hapur, Vitia ju pret! Prania juaj në vendlindje e mbush qytetin me jetë, dashuri dhe krenari. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar ndër vite dhe për lidhjen e fortë që e mbani me vendin tonë. Gëzimi dhe bashkimi me familjarët, miqtë dhe shokët e fëmijërisë janë pasuria më e madhe e këtij sezoni. Uroj që këto ditë në Viti të jenë të mbushura me çaste të paharruara,…

