Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe ish-bashkëpunëtorit tim të afërt, Esat Morina – zyrtar financiar i administratës komunale të Gjilanit.
Esati ishte jo vetëm një bashkëpunëtor i afërt, por një profesionist i rrallë, i përkushtuar dhe me integritet të lartë.
Një njeri i urtë, i qetë dhe i palodhur në punën e tij, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të japë më të mirën për institucionin dhe qytetarët.
Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin tonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Morina, miqve dhe gjithë kolegëve që e njohën dhe punuan me të.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për ty, Esat./GJILANI INFO/


