Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026

Moti sot

June 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit
  • Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione
  • Moti sot
  • Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit
  • Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
  • Moti sot
  • Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Mbahet diskutimi publik për Planin për mësim tërëditor në Kamenicë
Lajme Lokale

Mbahet diskutimi publik për Planin për mësim tërëditor në Kamenicë

adminBy adminJuly 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Grupi punues për hartimin e Planit Strategjik për mësim tërëditor në SHFMU në Komunën e Kamenicës ka mbajtur takim me prindërit e nxënësve dhe stafin e mësimdhënësve.

Në këtë takim të pranishëm ishin: grupi punues për hartimin e këtij dokumenti, Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtori i Arsimit Afrim Dervishi, prindër të nxënësve e staf i mësimdhënësve.

Në fjalën hyrëse, Drejtori Dervishi falënderoi prindërit dhe mësimdhënësit për prezencën e tyre, si dhe grupin punues për punën që kanë bërë.

“Brenda këtyre katër viteve janë investuar mbi 5 milionë euro në sistemin arsimor brenda shkollave. Kjo ka bërë të mundur avancimin e shumë punëve dhe realizimin e shumë projekteve, të cilat kanë rezultuar në suksese të vazhdueshme të nxënësve dhe që manifestohen në gara komunale, rajonale dhe republikane.

Çdo vit ka pasur nxënës dhe mësimdhënës që janë shpërblyer për angazhimin e tyre të pakursyer në këto suksese. Kjo na gëzon shumë, sepse përgjithësisht punohet mirë, dhe disa edhe kanë shkëlqyer. Investimet infrastrukturore në shkolla kanë bërë të mundur që të krijohen hapësira të mjaftueshme ku realizohen detyrat e punës dhe përgjegjësitë tona si institucion. Këto na kanë dhënë gjithashtu mundësinë të planifikojmë që t’i mbajmë nxënësit sa më gjatë në shkollë,” ka thënë drejtori.

Sipas tij, ekipi për hartimin e këtij plani ka qenë i larmishëm, dhe baza e mbledhjes së të dhënave ka qenë planifikimi i të gjitha aktiviteteve që e bëjnë qëndrimin në shkollë të dëshirueshëm.

“Ky komision ka vizituar disa shkolla në Kosovë ku organizohet mësimi tërëditor, ka marrë praktikat më të mira, ka identifikuar edhe sfidat e mundshme, dhe ka hartuar një plan që ne besojmë se është i zbatueshëm.

Pavarësisht njohurive që nxënësit i posedojnë dhe vlerësohen për to, duhet të zhvillohen edhe shkathtësitë e tyre të forta përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, të cilat fëmijët mund t’i zbatojnë edhe jashtë shkolle dhe në jetën e përditshme. Për fëmijët kemi menduar që qëndrimi i tyre në shkollë të jetë i këndshëm dhe jo vetëm obligativ. Andaj, i falënderoj të gjithë për punën, si dhe kryetarin për mbështetjen,” ka thënë ai.

Kryetari Kadri Rahimaj theksoi se mungesa e këtij plani është një gabim më i madh sesa mangësitë që mund të ketë ai.

“Një falënderim i madh për kontributin e ekipit punues, mësimdhënësve, drejtorëve dhe prindërve për këtë plan. Më mirë është të kemi një plan që mund të përmirësohet në bazë të nevojës dhe kërkesës, sesa të mos e kemi fare. Jam i lumtur që ky plan mund të komentohet, kritikohet dhe plotësohet në të ardhmen për qëllimin për të cilin është krijuar. Një investim i madh është bërë në infrastrukturën shkollore, që është parakusht për çdo proces tjetër mësimor me cilësi. Prandaj kemi zgjedhur të përmbushim infrastrukturën me ambiente, kabinete dhe staf adekuat,” ka theksuar Kryetari Rahimaj, duke shtuar se ky plan është një pilotim që mundëson të identifikohen gabimet eventuale të bëra gjatë hartimit.

“Unë do të isha edhe më i lumtur nëse ky plan shtyhet përpara me vullnet, duke i parë gjërat ndryshe në të mirë të fëmijëve. Ky vullnet duhet të vijë nga ne si udhëheqës, drejtorë dhe mësimdhënës. Më pas, mangësitë që dalin nga ky plan duhet të trajtohen si mundësi institucionale për të zgjidhur problemet në mënyrën më të mirë të mundshme,” është shprehur Kryetari Rahimaj.

Koordinatori i grupit punues për hartimin e këtij plani, Selami Klaiqi, tha se ky dokument është unik dhe nuk gjendet në komuna të tjera.

“Ne si ekip jemi themeluar me vendim të Kryetarit të Komunës dhe kemi punuar jashtëzakonisht shumë gjatë këtyre tre muajve që ky plan të jetë më i miri i mundshëm. Është një plan unik, i cili nuk gjendet në asnjë komunë tjetër, por është bazuar mbi normat dhe legjislacionin në fuqi në Kosovë. Grupi punues e ka hartuar këtë plan duke i parë si partnerë kryesorë këshillin e prindërve, mësimdhënësit dhe stafin, për ta zbatuar në tri shkolla pilot në komunën tonë. Fokusi kryesor i tij janë nxënësit,” ka thënë ai.

Koordinatori Klaiqi theksoi se ideja është që ky plan të zbatohet nga shtatori në këto tri shkolla dhe të jetë i kënaqshëm për të gjitha palët: mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

“Është punuar me përkushtim dhe mund të ketë edhe mangësi, mirëpo ne jemi këtu për t’ua paraqitur në mënyrë që të marrim pyetjet dhe komentet tuaja, dhe aty ku është e mundur t’i inkorporojmë, duke pasur gjithmonë në fokus të mirën e fëmijëve,” ka thënë ai, duke prezantuar të gjithë planin./GJILANI INFO/

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

June 16, 2026

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

June 15, 2026

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

June 10, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

By adminJune 16, 2026

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë për 24 orët e fundit: Nuk është raportuar asnjë…

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026

Moti sot

June 16, 2026

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

June 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026

Moti sot

June 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.