- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Policisë në Gjilan e përkushtuar për edukimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe institucioneve arsimore
Njësiti i Sektorit dhe i Policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan kanë mbajtur ligjëratën informuese me fëmijët pjesëmarrës të kampit veror të organizuar nga Future School në Gjilan. Ligjerata është mbajtur në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të sigurisë në trafikun rrugor. Ndërkaq, akktiviteti është zhvilluar me fëmijëe e moshave, 4 -12 vjeç, e që për qëllim kishte njohjen e tyre me punën e përditshme të Policisë së Kosovës dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë në trafikun rrugor. Policët kanë ndarë informacione rreth rolit të policisë në…
Nesër (e mërkurë) fillon cikli i dëgjimeve buxhetore për planifikim të buxhetit 2026-2028, në Gjilan
Komuna e Gjilanit, nën organizim të përbashkët të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Drejtorisë së Administratës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa, do të fillojë të mërkurën ciklin e organizimit të dëgjimeve për planifikim të buxhetit 2026-2028. Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi-Haziri, njëherësh kryesuese e grupit punues për konsultime publike, u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha fshatrave dhe lagjeve, përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë, që të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për plaifikimin e buxhetit e Komunës. Kalendarin e dëgjimeve buxhetore, i cili është publikuar në webfaqe të komunës së Gjilanit dhe në media, e gjeni…
Policia në Gjilan, rreth orës 21:00 të ditës së djeshme në rrugën “Nexhat Orana” të qytetit ka konfiskuar nga një person një armë-pistoletë me gaz. I njejti, një ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri në ajr, derisa po mbahej një aheng familjar, njofton Policia. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Kryetari Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ambientit, Inspektoratit dhe Emergjencave Zotrim Kastrati kanë pritur në takim z.Sergiy Maslichenko, Drejtor i BERZH-it në Kosovë, si dhe përfaqësues nga ekipi z.Rinor Musliu dhe z.Arianit Blakaj. Në këtë takim është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si: ndriçimi publik, fusha e trnasportit publik si dhe zgjidhja e qëndrueshme rreth ngrohjes së qytetit./GJILANI INFO/
Arrestohet për posedim të marihuanës një shtetas nga Maqedonia Veriore në Llabjan të Artanës
Në fshatin Llabjan të komunës së Artanës, rreth mesnatës të ditës së djeshme është arrestuar një shtetas nga Maqedonia Veriore, i përkatësisë kombëtare shqiptare. Arrestimi ka ndodhur pasi që në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancave narkotike e llojit marihuana, bëri me dije Policia e Rajonit të Gjilanit. Ndërkaq, me vendim të prokurorit personi i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Komisioni komunal ka bërë të ditur se procesi i korrje-shirjeve është duke shkuar mirë dhe pa probleme. Deri më tani sipas komisionit janë korrur rreth 1,275 ha. ( rreth 85 %) të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me grurë, ndërsa sa i përket sipërfaqes me elb tani është përfunduar i tërë procesi i korrje- shirjeve. Poashtu edhe sipas informatave të fermerëve komisioni thekson se rendimentet për hektar po sillen rreth 4,000kg./ha. për grurë, kurse për elb rreth 3,200 kg. /ha. Komisioni është duke përcjellur nga afër këtë proces dhe për përfundimin e tij do të njoftoheni me kohë./GJILANI INFO/
“629 lindje janë kryera nga 1 janari deri në fund të muajit qershor të vitit 2025, në kuadër të Repartit të Gjinekologjisë – Obstetrikë”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. Prej tyre, 268 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes. Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, ka pasur 5 raste të binjakëve, gjithashtu janë realizuar 4947 vizita specialistike në shërbimin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. “Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim të shërbimeve prandaj vazhdimisht do të jemi kërkues në këtë aspekt”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit./GJILANI INFO/
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale priten të jenë nga 14 – 17°C, kurse temperaturat maksimale: 32 deri në 36°C./GJILANI INFO/
PABLO NERUDA (Ricardo Neftali Reyes Basoalto) 1904-1973, Kili Çmimi Nobel për letërsinë më 1971 KODRA TË BARDHA, KOFSHË TË BARDHA I Trup gruaje, kodra të bardha, kofshë të bardha . Nga mënyra sesi i jepesh burrit, ti i ngjan botës. Të lëron trupi im prej lavërtari të egër Dhe e bën djalin të dalë nga thellësia e tokës. Qeshë fillikat si një tunel. Zogjtë iknin nga unë, Nata futej brenda meje me dyndjen e saj të fuqishme. Që të rrosh më gjatë sesa unë, të farkova si një armë Si një shigjetë për harkun tim, si një gur për…
Pensionimi i sajë është bërë me dije sot nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pasi që ka arritur moshën për pensionim. “Ne vlerësojmë punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre viteve në Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe urojmë që të keni shëndet dhe fat të mirë e gëzime!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykatës Themelore në Gjilanit. /GJILANI INFO/

