Njësiti i Sektorit dhe i Policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan kanë mbajtur ligjëratën informuese me fëmijët pjesëmarrës të kampit veror të organizuar nga Future School në Gjilan.
Ligjerata është mbajtur në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të sigurisë në trafikun rrugor.
Ndërkaq, akktiviteti është zhvilluar me fëmijëe e moshave, 4 -12 vjeç, e që për qëllim kishte njohjen e tyre me punën e përditshme të Policisë së Kosovës dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë në trafikun rrugor.
Policët kanë ndarë informacione rreth rolit të policisë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe rregullave bazë të trafikut dhe rëndësisë së kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë, përmes metodave interaktive.
Policia thotë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në përkrahjen e iniciativave që kontribuojnë në edukimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektit në institucione arsimor./GJILANI INFO/


