- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Shkruan: Hanife Salihu Gjykata Speciale në Hagë hodhi poshtë mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj çlirimtarëve të Kosovës. Ky vendim është vetëm një tjetër dëshmi se drejtësia po kthehet në farsë, ndërsa ne vazhdojmë të heshtim. Ky nuk është thjesht një refuzim ligjor. Është një shuplakë për të gjithë ata që besuan në lirinë, pastërtinë dhe sakrificën e luftës sonë çlirimtare. Ndërsa vendimet e njëanshme po thellohen, reagimi ynë mbetet i zbehtë, simbolik dhe i vonuar. Në një kohë kur çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në burg në Hagë, e gjithë ajo që po bëjmë është…
Sadbere Gagica Në çdo këngë pikojnë lotët E buza më ddridhet.. S’kam forcë të ik nga dhimbja Në heshtje shikoj qiellin me sy të përlotur E qaj si fëmijë… Vargjet bartin gjuhën e dhembjes Hija jote më përcjell Në piedestalin e lotëve E unë.jam zhytur në strofa kujtimesh Të dhimbjes .. E humbur jam udhëve të jetës, Me zë të cjerrë bërtas Zot e humba ,e humba përgjithmonë…/GJILANI INFO/
Kamenicë: Aktiviteti “Climbing & Zipline” mblodhi pjesëmarrës të moshave të ndryshme tek Lugu i Verdhë
Aktiviteti “Climbing & Zipline” i zhvilluar në kuadër të ‘Kamenica Summer Fest’ në ambientin natyror dhe piktoresk të Lugut të Verdhë pranë Liqenit të Rubocit, mblodhi një numër vizitorësh. Pjesëmarrësit ishin të të gjitha moshave dhe entuziastë që kërkonin përvojë dhe adrenalinë përmes alpinizmit dhe zipline-it. Po ashtu të pranishëm kishte sportdashës të cilët kishin një interes të veçantë për aktivitetet në ambiente të hapura. Vizitorët erdhën të pajisur me kurreshtje dhe energji pozitive, të gatshëm për të përjetuar diçka ndryshe dhe për të kaluar momente të paharrueshme. Përveç pjesës së aventurës, shumë pjesëmarrës gjetën mundësi të shijojnë bukuritë natyrore…
Për gjashtë muaj të këtij viti janë kryer 21 mijë e 709 shërbime në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan
Për gjashtë muaj të këtij viti janë kryer 21 mijë e 709 shërbime në shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Prej tyre, CT 1 mijë e 990, ultrazë në radioligji, gjinekologji dhe shërbime tjera 10 mijë e 718, radiografi 8 mijë e 526 dhe mamografi 475. Ndryshe thënë, totali i shërbimeve arrin shifrën prej 21 mijë e 709, bëhet me dije nga burimet Spitalore. “Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim të shërbimeve prandaj vazhdimisht do të jemi kërkues në këtë aspekt” nga autoritet e këtushme./GJILANI INFO/
Banorët e fshatit Hodonoc kanë mirëpritur dëgjimin buxhetor me anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Në këtë takim Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka së bashku me Drejtorin e Investimeve, Blerim Murina, Drejtorin e Bujqësis, Shpend Morina si dhe Zyrtarin nga Drejtoria e Financave Labinot Dërmaku, kanë prezantuar punët e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë në proces. Banorët kanë paraqitur edhe disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve dhe rregullim i ndriçimit./GJILANI INFO/
Janë arrestuar dy persona, në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, ngase dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një qytetar, shkaku i një mosmarrëveshje. Bëhet e ditur se personi i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Komuna e Kamenicës njofton qytetarët se të premtën më datë 25 korrik do të vazhdoj procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD). Ky proces do të fillojë pas orës 20:00 në mbrëmje në qytet për të vazhduar më pas me fshatrat në tërë Kamenicën, dhe do të zgjas tri ditë. Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi. Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve në këtë kohë derisa të përfundoj ky proces./GJILANI INFO/
Një qytetar, ka raportuar në Polici se një person i dyshuar me forcë i ka grabitur çantën në të cilën kishte një telefon dhe disa para. I dyshuari është në kërkim, kurse rasti nën hetime./GJILANI INFO/
Hyseni: Kryqi i Kuq, mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin, kujdesin dhe ndihmën konkrete në çdo kohë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Kryqin e Kuq në Gjilan, ku është informuar me punën në të mire të qytetarëve. “Pata kënaqësinë të vizitoj Kryqin e Kuq në Gjilan dhe të shoh nga afër punën e palodhshme që po bëhet në këtë qendër me kaq shumë rëndësi për komunitetin tone”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se përveç aktiviteteve të përditshme humanitare, në këtë vizitë pashë edhe trajnimin për dhënien e ndihmës së pare, një program jashtëzakonisht i rëndësishëm për edukimin dhe përgatitjen e qytetarëve në situata emergjente. “Falënderim për të gjithë vullnetarët dhe…
Në fshatin Sllatinë e Epërme t[ë Vitisë, Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Njëri nga zyrtarët policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, njofton Policia./GJILANI INFO/

