Në fshatin Llabjan të komunës së Artanës, rreth mesnatës të ditës së djeshme është arrestuar një shtetas nga Maqedonia Veriore, i përkatësisë kombëtare shqiptare.
Arrestimi ka ndodhur pasi që në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancave narkotike e llojit marihuana, bëri me dije Policia e Rajonit të Gjilanit.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit personi i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


