Author: admin

Kanë filluar punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve në qytetin e Gjilanit. Sinjalizimi po bëhet me qëllim përmirësimit të qarkullimit rrugor dhe ngritjes së sigurisë për qytetarët. Për të parë ecurinë e punëve rreth sinjalizimit, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se puna nuk ndalet as pas mesnate. Ai tregoi se mbrëmë vonë pamë nga afër sinjalizimin e ri në rrugën “15 Qershori”, ngjyrë cilësore, dy komponentëshe, me reflektim të lartë dhe garancion 24 muaj. “Vazhdojmë së shpejti edhe në rrugët e tjera të qytetit, me sinjalizim dhe shirit për biçikleta”, tha kryetari Alban…

Read More

Drejtoresha e Administratës, Arlindë Sejdiu së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtaren Lidiona Marovca, kanë mbajtur dëgjimin buxhetor me grupet HANDIKOS, Shoqata e të Verbërve dhe Kryqi i Kuq, lidhur me hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Këtyre grupeve u janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces. Më pas të pranishmit kanë vazhduar adresimin e kërkesave të tyre që kishin të bëjnë me funksionalizim të ashensorëve, përmirësim të qasjes në objekte, vazhdim të financimit për shoqatën HANDIKOS dhe gjetjen e një zgjidhje për objektin, përdorimin…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim krijuesin dhe profesorin nga Vitia, Nijazi Halili. Me këtë rast, z. Halili i dhuroi komunës disa libra nga krijimtaria e tij letrare. Kryetari Haliti e vlerësoi kontributin e autorit në pasurimin e jetës kulturore dhe shprehu mirënjohje për këtë gjest fisnik në shërbim të trashëgimisë shpirtërore të vendit./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë sot ka shpërndarë vendimet për bursa për studentët e komunës për vitin akademik 2024-2025. Krahasuar me vitet e kaluara, sivjet është rritur numri i studentëve përfitues që kanë përmbushur kriteret e nevojshme. Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, me këtë rast ka pritur sot studentët përfitues të këtyre bursave, duke theksuar se qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbështetja e plotë e studentëve, si një investim i rëndësishëm në të ardhmen e rinisë së Vitisë. “Bursat që po ndahen sot nuk janë vetëm ndihmë financiare, por një mesazh i qartë se Komuna e Vitisë beson fuqimisht në…

Read More

Kreu i AAK-së, Dega në Gjilan, Nazim Gagica, njëherit edhe kandidat për postin e kryetarit të komunës së Gjilani në zgjedhjet lokale të cilat mbahen në muajin tetor, ka prezantuar Ibish ibishin, njërin prej atyre që do ta begatoj listën e AAK-së në garën për asamble komunale. Kreu i këtij subjekti politik, ka përmendur tri mandatet e mëparshme të Ibish ibishit në Kuvendin Komunal të Gjilanit duke i vlerësuar se ishin të suksesshme. “Ibish Ibishi ka dëshmuar përkushtim dhe përfaqësim të denjë, veçanërisht për banorët e Mireshit, duke qenë zë i fuqishëm për kërkesat dhe nevojat e tyre”, ka…

Read More

Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë një problem gjithnjë e më i zakonshëm, jo ​​vetëm për njerëzit me diabet. Mbajtja e glukozës së qëndrueshme në gjak është çelësi për të parandaluar luhatjet në nivelet e energjisë, për të zvogëluar lodhjen dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës në planin afatgjatë. Për fat të mirë, nuk është e nevojshme të drejtoheni në dieta ose ilaçe të rrepta; ekspertët e të ushqyerit dhe shëndetit theksojnë se ndryshimet e thjeshta në zakonet e përditshme mund të kontrollojnë me sukses sheqerin në gjak. Fibra është aleati më i rëndësishëm për energji…

Read More

Nga: Agron Shabani “Është çasti ose momenti i fundit që kusarët ose piratët e detit nga Ilria t´i lirojnë detërat e Mesdheut, Jonit dhe Adriatikut”, kishte thenë dikur Polibiu-perandori i njohur romak. “Çfarë (çka) mund të bëj për ju?”, e kishte pyetur Mbretëresha Teutë e Ilirisë perandorin romak, duke ia bërë të qartë se askush në botë nuk guxonte t´ua ndalte lundrimin e lirë anijëve detare të Ilirisë në Mesdhe, Jon dhe Adriatik. Ishtë pra një luftë ose “stuhi infernale” dhe apokaliptike që nuk pushonte kurrë, ku qeniet njerëzore ishin ne kaos, konfuzion dhe anarki. “Arti lindë ose buron nga deshira…

Read More

Futbollisti Enis Bardhi është në rrugën e duhur për të zgjidhur të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij dhe për të nënshkruar kontratë me një klub të ri pas largimit nga Bodrumspor. Klubet nga Spanja dhe Italia ishin të interesuara për shërbimet e kapitenit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, por informacionet e fundit bëjnë të ditur se Bardhi do të qëndrojë në Turqi dhe pritet të veshë fanellën e Konyasporit. Ky klub ka kohë që negocion me futbollistin shqiptar, ku raportohet se janë shumë afër marrëveshjes. Mediat turke njoftojnë se Bardhi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me…

Read More

Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet. Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë,…

Read More

Kanë nisur punimet për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhegër. E për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqirin dhe atë të Bujqësisë, Bajram Isufin. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Zhegra po e rikthen qendrën e saj kulturore. “Vizituam punimet në Shtëpinë e Kulturës në Zhegër, një vend me histori të pasur, që tash po rinovohet jo vetëm në pamje, por edhe në funksion”, tha kryetari Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se biblioteka…

Read More