- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e shërbimeve ”, Dy (2) aktakuza kundër tre (2) personave për veprat penale ‘’Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor ”./GJILANI INFO/
Pronari i automjetit kombi pa targa ka njoftuar Policinë në Gjilan se iu është vjedhur automjeti nga persona të panjohur. Sipas Policisë thuhet se rasti ësht duke u hetuar./GJILANI INFO/
Një fëmi në Gjilan ka gjetur 5 gëzhoja fishekësh të një lloji arme, e të cilat pastaj janë konfiskuar nga njësiti policorë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, kurse shkrehja e këtyre fishekëve është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-armëmbatje pa leje./GJILANI INFO/
Në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një person pa shenja jete, vdekjën e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku i emergjencës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./GJILANI INFO/
Ishte në patrullim njësiti policorë kur kishte dëgjuar të shtëna armësh në një aheng familjarë, në fshatin Cërnicë. Aty, pasi kontrollohen dy persona të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin ndodhë të shtënët, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njoftohet nga Policia./GJILANI INFO/
Policia po e heton një rast të zhdukjes së dy personave të mitur nga Kopernica e Kamenicës, bëjnë me dije burimet zyrtare policore. Personi që ka raportuar në polici ka thënë se djali i tij së bashku me një familiar të tyre poashtu i mitur, janë larguar nga shtëpia pasditën e djeshme dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre./GJILANI INFO/
Sipas një raporti shtesë nga Policia e Kosovës, për një rast dhunimi që ka ndodhur me 26.04 2025 në Viti, thuhet se lidhur me rastin është arrestuar dje personi i dyshuar. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bëhet e ditur nga Policia./GJILANI INFO/
Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoçi i Epërm, njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjës. Ndërkaq, tek personi i dyshuar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, 12-fishekë dhe 2-gëzhoja, e për të cilin dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/
Dy zyrtarë policorë kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar fizikisht nga tre persona në fshatin Drobesh të Vitisë, kur policia ka tetnuar të i arrestoj. Personat zyrtarë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe njëri prej tyre gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim zyrtarët policor të EULEX-it, Kamil Gosk dhe Mikolay Wawruszczak. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur për shkëmbim e provojave, çështjet që ndërlidhen me sigurinë publike dhe harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike në komunën e Vitisë./GJILANI INFO/

