- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kamenica këtë verë është shndërruar në qendër të adrenalinës dhe emocioneve të fuqishme. Me fillimin e ‘Kamenica Summer Fest 2025’, qyteti është mbushur me energji të qytetarëve për të parë nga afër aktivitetet e ndryshme që do të mbahen. Kështu nisi edhe e diela me zhurma motorësh dhe dashamirës të sportit të motokrosit nga të gjitha anët e vendit dhe rajonit. Ky event, që për herë të parë u organizua në një shkallë kaq të madhe, solli në pistë garues të guximshëm nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët matën forcat në një garë të zjarrtë, plot sfida dhe emocion. Kryetari…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fshatrat e malësisë së Karadakut: Lipovicë dhe Burincë ku ka takuar banorët nga të cilët është informuar për jetën, sfidat dhe kërkesat e tyre. I pari i Gjilanit, tha se kaluan një ditë të jashtëzakonshme në Lipovicë dhe Burincë ku takuan banorët e zonës të cilët me punë dhe përkushtim po ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. “Biseduam gjatë për sfidat dhe nevojat e zonës, ndërsa morëm mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për punën e bërë dhe investimet që po japin rezultate, nga infrastruktura rrugore e deri te mbështetja për…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Ngriten pesë aktakuza për vepra të ndryshme penale dhe ndalohet një person
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, shkaku i dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërkaq aktakuzat ndaj pesë personave për vepra penale të ndryshme, janë me sa vijon: -Një aktakuzë ndaj një personi, për veprën penale “Dhuna në familje”, -Dy aktakuza, ndaj dy personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, -Një aktakuzë ndaj një personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe -Një aktakuzë, ndaj një…
I rrethuar nga kolegët dhe familjarët, në një ceremoni përshëndetëse pas 25 vjetësh punë në administratën komunale, sot është pensionuar udhëheqësi i Zyrës Ligjore, Avni Hoda. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se kontributi i udhëheqësit Avni ka qenë tejet i rëndësishëm në shumë procese kyçe. “Prania e kolegëve dhe familjarëve flet më shumë se çdo fjalë e jona për axhën Avni, i cili sot gëzon ditën e pensionimit. Rrallëherë mërzitem kur dikush del në pension, por për persona si ai është e vështirë, sepse kanë kontribuar shumë për institucionin dhe tash e kanë…
Një femër në Gjilan, ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht nga një person. Ajo ka thënë se personi për të cilin bëhet fjalë, të ketë kryer mardhënje seksuale, pa dëshirën e sajë. I dyshuari për rastin është arrestuar, e pastaj pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare
Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me përformancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë. Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare. Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim drejtorin komunal, Ajet Sallahu me rastin e pensionimit të tij. Me këtë rast kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e tij shumë vjeçar që ka dhënë për vendin jo vetëm në institucionin e komunës por edhe në institucionet tjera përfshirë shoqatat humanitare bamirëse. Pos fjalëve miradije për punën e tij të palodhshme, kryetari Haliti i ka ndarë atij një mirënjohje. Ai e falënderoj znj. Sallahu për gjithçka që ka bërë për vendin në etapat e ndryshme si para, gjatë dhe pas shtet ndërtimit.…
KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve
Në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të Komunës së Gjilanit, të cilën në emër të kryetarit e udhëheq nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, zyrtarë nga Ministria e Brendshme, e kanë dhënë lajmin e mirë se KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, mbetet komuna më aktive në nivel vendi në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve. Dardan Duraku, përfaqësues i Divizionit për Siguri dhe Bashkësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në mbledhjen e fundit të KKSB-së në Gjilan, tha se Komuna e Gjilanit, është e para në…
Banorët e fshatit Karaçevë e Epërme kanë mirëpritur dëgjimin buxhetor me anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Në këtë takim Drejtori i Investimeve Blerim Murina së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Liridon Kastrati dhe zyrtarin nga Financat Labinot Dërmaku kanë prezantuar punët e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë në proces. Banorët kanë paraqitur edhe disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim i kanalizimit, rregullim i ndriçimit./GJILANI INFO/
Anëtart e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme. Në këtë takim Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtari nga Financat Labinot Dërmaku, kanë paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces. Banorët më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim i rrethojave të shkollës, pajisja me rekuizita sportive./GJILANI INFO/

