- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale priten të jenë nga 14 – 17°C, kurse temperaturat maksimale: 32 deri në 36°C./GJILANI INFO/
PABLO NERUDA (Ricardo Neftali Reyes Basoalto) 1904-1973, Kili Çmimi Nobel për letërsinë më 1971 KODRA TË BARDHA, KOFSHË TË BARDHA I Trup gruaje, kodra të bardha, kofshë të bardha . Nga mënyra sesi i jepesh burrit, ti i ngjan botës. Të lëron trupi im prej lavërtari të egër Dhe e bën djalin të dalë nga thellësia e tokës. Qeshë fillikat si një tunel. Zogjtë iknin nga unë, Nata futej brenda meje me dyndjen e saj të fuqishme. Që të rrosh më gjatë sesa unë, të farkova si një armë Si një shigjetë për harkun tim, si një gur për…
Pensionimi i sajë është bërë me dije sot nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pasi që ka arritur moshën për pensionim. “Ne vlerësojmë punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre viteve në Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe urojmë që të keni shëndet dhe fat të mirë e gëzime!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykatës Themelore në Gjilanit. /GJILANI INFO/
Arrestohet në Gjilan personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 21.07.2025 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se me datë 20.07.2025 ka pas të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit. Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin Ç.S. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ZORKI e kalibrit 9mm dhe një karikator i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe…
Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Teuta do të martohet këtë javë. Ajo do të martohet me Agron Gjeloshin, birin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi. Teuta do të kurorëzohet në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, raporton Prive. Raportohet se në ceremoninë e dasmës do të marrin pjesë figura të shumta të jetës publike shqiptare.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtoreshën për Zhvilim Ekonomik dhe Diasporë sot kanë pritur në takim praktikantët e rinj që do të angazhohen në Komunën e Kamenicës. Ata kanë nënshkruar edhe kontratat me komunën, duke filluar nga sot punën praktike. “Infermierë, studiues shkencash natyrore e shoqërore,po angazhohen në komunë për tre muaj, për të mësuar nga afër punën si dhe për të parë se si funksionon institucioni’-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai ka shtuar po ashtu se në kuadër të marrëveshjes me Generation Unlimited është hera e pestë që komuna hap thirrje për angazhim të praktikantëve./GJILANI…
Pas 26 viteve të shërbimit të përkushtuar, pensionohet punëtori i dalluar Shaqir Ramadani, i cili ka lënë gjurmë të veçanta në rrugëtimin dhe zhvillimin e Kompanisë sonë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Shaqiri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që nga paslufta, duke filluar në FPU Përlepnicë, për të vazhduar më pas si lexues dhe inkasant, ndërsa në fazën e fundit të karrierës ka ushtruar detyrën e arkëtarit në porto-arkë me përkushtim dhe integritet. Përkushtimi, profesionalizmi dhe korrektësia e tij do të mbeten shembull frymëzimi për gjeneratat e reja. Shaqiri është vlerësuar gjithmonë si punëtor…
Në kuadër të angazhimit për të avancuar barazinë gjinore përmes monitorimit dhe llogaridhënies së ndjeshme ndaj gjinisë, Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Kamenicës ka organizuar një takim me përfaqësues të Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), në kuadër të projektit “Monitorimi dhe llogaridhënia me ndjeshmëri gjinore”, i mbështetur nga UN Women dhe i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) në partneritet me YIHR, me financim nga Bashkimi Evropian. Gjatë takimit u prezantuan gjetjet nga monitorimi i Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024–2026, duke reflektuar për progresin e arritur, sfidat e hasura…
Po vazhdojnë punimet për riparimin e palestrës së sporteve, ku pritet që ky objekt të marr një pamje krejtësisht tjerë, si brenda, po ashtu edhe jashtë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: rinovimi i palestrës së sportit “Bashkim Selishta”, në Gjilan po vazhdon me intensitet të lartë. Sipas tij aktualisht po punohet në pjesën e jashtme të objektit, përfshirë rrethimin e tribunave dhe sistemimin e hapësirës përreth. I pari i Gjilanit tregoi se ndërkohë, dritaret dhe fasada e jashtme janë në prodhim dhe pritet të montohen së shpejti. “Ky projekt po realizohet me përkushtim, si investim…
Sot në Viti, nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Kryesuesi Azizi në fillim të takimit i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar fillimisht përmes këtij organi e më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë. Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje për ekzekutivin komunal që kryesisht ju është përgjigjur zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit…

