Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar 2503 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, prej tyre 44 kanë qenë me lëndime, ndërsa 87 me dëme materiale.
Policia njofton se për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.


