Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

July 20, 2026

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
  • Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
  • Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
  • Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
  • Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Ademi uron kampionatin e ri: Qoftë një edicion i suksesshëm, futbolli luhet për tifozët
Sport

Ademi uron kampionatin e ri: Qoftë një edicion i suksesshëm, futbolli luhet për tifozët

adminBy adminAugust 16, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kjo fundjavë shënon nisjen e edicionit të ri të garave të futbollit në Kosovë, ndërsa presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar klubet, futbollistët, tifozët dhe të gjithë të përfshirët për një kampionat sa më të mbarë.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi theksoi se FFK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një edicion të rregullt, me lojë të ndershme dhe transparencë të plotë.

“Nga ky edicion fillojmë me zbatimin e plotë të platformës dixhitale ‘My FFK’, përmes të cilës të gjitha të dhënat nga ndeshjet e futbollit do të jenë të qasshme jo vetëm për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, por edhe për opinionin e gjerë. Me këtë sistem e rrisim tutje nivelin e organizimit dhe transparencën në të gjitha ndeshjet që zhvillohen nën ombrellën e Federatës”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së i ka vënë theksin e veçantë edhe rolit të tifozëve, duke i cilësuar ata si “lojtarin e 12-të” që i japin ngjyrat e spektaklit futbollit.

“Synim i përbashkët i këtij edicioni duhet të jetë rritja e shikueshmërisë. Futbolli luhet për tifozët. Ata i japin atij ngjyrat e spektaklit. Kur zëri i tyre jehonë në stadiume, ndeshjet janë më madhështore, motivi i futbollistëve maksimal dhe loja në fushën e gjelbër në një nivel tjetër”, ka shkruar presidenti i FFK-së.

Ademi ka paralajmëruar një edicion të fortë jo vetëm në Albi Mall Superligë, por edhe në Raiffeisen Ligën e Parë, e cila këtë vit rikthehet në formatin e një lige unike. Sipas tij, rivaliteti mes skuadrave me traditë dhe atyre që duan të bëjnë histori, garanton emocione dhe spektakël të shumtë.

Në fund, presidenti i FFK-së ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë pjesëmarrësit në garë:
“Duke ua uruar edicionin e ri të gjitha klubeve, futbollistëve, tifozëve, sponsorëve, mediave por edhe zyrtarëve të të gjitha organeve të Federatës, besoj që ky kampionat të prodhojë sa më shumë futboll cilësor, spektakël, garë të rregullt e rivalizuese dhe sa më pak lëndime të futbollistëve. Qoftë një edicion i suksesshëm, e ju priftë e mbara!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026

Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna

July 13, 2026

Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

July 4, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

By adminJuly 20, 2026

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente…

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza

July 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

July 20, 2026

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

July 20, 2026

Parashikimi i motit për sot

July 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.