Për vdekjen e tij, ka njoftuar familja Selmani, e cila që nga sot mbetI, pa njeriun e tyre të dashun.
Dhimbjen për vdekjen e tij e ka shpërfaqur edhe kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili edhe ka ngushëlluar familjen dhe familjarët e të ndjerit.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-arsimtarit të edukatës fizike, Rifat Selmani. Ai ishte një mësues i përkushtuar, një njeri i respektuar dhe një shembull frymëzimi për shumë breza nxënësish. Kontributi i tij në edukimin dhe formimin e të rinjve do të mbetet gjithmonë i çmuar dhe i paharruar.
Pasi ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për të ndjerin, e të cilin moment e cilësoi të vështirë, ka thnënë se kujtimi për jetën dhe vepren e tij, do të jetojë gjithëmonë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të mësojnë prej tij.
Ai kërkoi forcë dhe durim për të përballuar këtë humbje, duke e cilësuar si humbje të madhe./GJILANI INFO/


