- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Mirëpriten në Viti ansamblet dhe grupet folklorike pjesëmarrëse në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Folk Fest Anamorava 2025”
Kryetari Haliti priti në takim grupet folklorike dhe ansamblet që do të marrinë pjesë në festivalin e folklorit ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava 2025” Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim ansamblet dhe grupet folklorike që po marrinë pjesë në festivalin ndërkombëtar të folklorit “ Folk Fest Anamorava 2025” në Viti, të shoqëruar nga drejtori i këtij festivali, Arianit Hetemi. Përndryshe në edicionin e katërt të këtij festivali po marrin pjesë grupe nga vendet e ndryshme të botës si: Austria, Franca, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Meksika, etj. Përndryshe ky festival po organizohet nga Qendra Kulturore “Anamorava”./GJILANI INFO/
Në një sqarim për opinionin publik nga Prokuroria Themelore në Gjilan, thuhet me sa vijon: Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit. Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në…
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arlindë Sejdiu dhe stafi i saj, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për zyrtarin Haqif Agaj, i cili ka përfunduar detyrën e tij pas shumë viteve shërbimi si zyrtar i Gjendjes Civile. Drejtoresha Sejdiu ka thënë se zyrtari Agaj, si zyrtari më i vjetër i kësaj drejtorie, shquhet për përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar ndër vite, duke qenë një shembull frymëzues për kolegët dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe funksionimin e institucionit. “Në emër të gjithë stafit, e falënderojmë për përkushtimin shumëvjeçar dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në këtë kapitull…
Nga raporti shtesë lidhur me rastin për shërlarje parash në Gjilan është identifikuar dhe arrestuar dje personi i dyshuar, njofton Policia. I njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Tre meshkuj nën kërcënimin e një arme të gjatë, kanë grabitur: kuletën, orën e dorës dhe telefonin e njërit nga dy meshkujt të shoqëruar nga dy femra, në Novoberdë, ka njoftuar sot Policia. Bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur kuletën, një orë dore, dhe një telefon, por që nga kuleta personat e dyshuartë dyshuarit kishin marrë 300 euro para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/
Kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit, Nazim Gagica, ka bërë publike listën garuese të këtij subjekti për Kuvendin Komunal të Gjilanit. “Me kënaqësi ju prezantojmë listën e kandidatëve tanë për 35 vendet e Kuvendit Komunal, një ekip i përbërë nga profesionistë në të gjitha profilet: arsim, shëndetësi, biznes, bujqësi, kulturë, sport, të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, veteranë të luftës së fundit të UÇK-së dhe diaspora”, ka thënë Gagica. Ai shtoi se çdo emër në këtë listë është një zë i fortë për ndryshim dhe zhvillimin e Gjilanit 2025–2033. “Shumë përfaqësim,…
Alban Hyseni, që do të jetë sërish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, për të synuar edhe një mandat, ka publikuar listën edhe për garën që do ta ketë ekipi i kësaj Lëvizjeje për Kuvendin Komunal të Gjilanit. “39 njerëz të jashtëzakonshëm – me energji, përkushtim dhe guxim, të përzgjedhur me kujdes për të përfaqësuar secilin prej jush. Ky është ekipi që do të punojë pa u ndalur për ta bërë realitet vizionin tonë për Gjilanin që duam”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes./GJILANI INFO/
“Po ua paraqesim listën garuese të kandidatëve për asamblenë komunale nga partia jonë. Është listë që përfshin laramani profilesh profesionale, gra dhe burra të përkushtuar ndaj familjes e atdheut, vajza dhe djem ambiciozë e punëtorë, e mbi të gjitha njerëz me integritet”, ka thënë Riad Rashiti, kandidati i PDK-së për krytar komune në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai ka ftuar për përkrahje të sinqertë, me qëllimin e vetëm që komuna e Gjilanit të bëhet më e mirë në çdo kuptim. “E për ta bërë më të mirë na duhet vota e secilit prej jush. Thjesht na duhesh edhe TI”,…
Është mbajtur takimi lidhur me temen për Nahçen e Kamenicës. Në këtë takim u prezantuan ide dhe propozime për shndërrimin e këtij lokaliteti në një hapësirë të re të përbashkët e funksionale. Kryetari Kadri Rahimaj theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje për projekte të tilla. “Qëllimi ynë është që ky lokalitet të ketë një pamje të re. Nuk është zonë e gjelbër, është tokë pjerrinë e pashfrytëzueshme dhe shpeshherë e rrezikshme, e cila prej vitesh nuk është në funksion. Ne kemi një ide që të bëhet pronë e përbashkët e gjelbër dhe zhvillimore. Roli juaj është shumë…
Një qytetar nga Zhegra e Gjilanit ka raportuar në Polici për zhdukjen e vajzës së tij, që nga e hëna e kësaj jave. Ai ka thënë, se nuk di për vendin se ku ndodhet ajo, deri në ditën kur ka raportuar për rastin, e që i bie se ishte ditë e mërkure. Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, rast ky i cili tashmë vazhdon të hetohet./GJILANI INFO/

