- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Tri skuadrat shqiptare nesër do të synojnë historinë në garat evropiane. Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës, Dritën e Gjilanit dhe Dinamon e Tiranës. Këto tri skuadra do të kenë punë shumë të rëndësishme në dy nga tri garat më të mëdha evropiane, në Ligën e Evropës, respektivisht në atë të Konferencës, me synimin që të shkruajnë histori për të hyrë në mesin e skuadrave më të mira. Drita do të ballafaqohet me Differdangen në udhëtim, ku ka avantazh prej 2-1, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë. Shkëndija ka punë në udhëtim te Ludogoretsi dhe po ashtu ka…
Sarë Gjergji (Dashuria është dhuratë hyjnore – flijim për tjetrin! Agim Ramadani e kishte dashurinë hyjnore, ndaj dhe u flijua për ne…) Nuk është thjesht vetëm një emër në trajtën e shquar As vetëm një rreze drite As vetëm një ditë. Është dhe një lot i prushtë që rrëshqet qerpikëve mbi trupin e ftohtë. Agimi është më shumë se Maj më shumë se lule shumëngjyrëshe, gjethe e fruta stinësh. Është shikimi drita e diellit që s’perëndon fjala në fillim e thënë e besa e dhënë. Është arti i fjalës, i ngjyrës, i gjakut frymëmarrje e vetme në çaste agonie sot,…
Gjatë 24 orëve te fundit në vendin tone kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, prej tyre 19 kanë qenë me të lënduar dhe 50 me dëme materiale. Statistikat nga policia, bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 551 gjoba trafiku. Ndërkaq, njoftohet se janë arrestuar 11 persona dhe 9 janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Bajram Isufi, drejtor komunal për Bujqësi e Pylltari në Gjilan, ka njoftuar se Anamorava tanimë ka pikën e re grumbulluese për pemë të imëta, “Natyra AG” në Shtanishor te Gjilanit. Sipas tij, projekt është mbështetur nga TIKA Turke, me përkrahje të Komunës së Gjilanit dhe me iniciativën e Shoqatës “Mjedra e Kosovës”. “Me këtë pikë grumbulluese presim edhe shumë hektarë të rinj me mjeder në Anamoravë!”, ka thënë Drejtori Bajram Isufi./GJILANI INFO/
Policia në Gjilan ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar i cili ditë më parë ishte përleshur fizikisht me një person tjetër. “Gjatë kësaj përleshje mësohet se i arrestuari i ka shkaktuar lëndime personit tjetër dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, njoftoi sot Policia. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni, priti komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, bashkë me ambasadorin Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Igli Totozanin, drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan. Kryetari Alban Hyseni, e falënderoi komisionerin për vizitën e parë në Komunën e Gjilanit dhe angazhimin e tij. I pari i Gjilanit, tha se kishte kënaqësinë të mirëpres në takim komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. “Në këtë takim diskutuam mbi punën dhe angazhimin tonë si qeverisje lokale, me theks të veçantë tek bashkëpunimi…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31 km/h, njofton MeteoKosova. Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.
Policia e Kosovës respektivisht njësitë policore kufitare nga SPMK– Muqivërc (DRK Lindje), pas pranimit të informatave kanë ndërmarrë veprime taktike operative, ku si rezultat më datën 26.08.2025 në fshatin Domorovc u parandalua një rast i kontrabandës, bëhet e ditur nga Policia. Sipas Policisë, gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore i cili drejtohej nga personi i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6,000 €, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. Ndërkaq, lidhur me rastin thuhet se është…
Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Qendrën Ditore për të Moshuar, Bujtinën për Studentë dhe Kuzhinën Humanitare
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Qendrën Ditore për të Moshuar, Bujtinën për Studentë dhe Kuzhinën Humanitare, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e saj në vlerë prej 2.5 milionë euro. Ky kompleks do të ofrojë: shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty. I pari i Gjilanit, tha se në Qendrën Ditore për të Moshuar, Bujtinën për Studentë dhe Kuzhinën Humanitare, punimet po ecin jashtëzakonisht mirë. “Aktualisht po punohet në fasadën e jashtme, ndërsa edhe brenda objekti ka marrë…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim z. Leon Clark, ish- Kryetar i Qytetit të Masonit nga, Michigan të SHBA-së, vend ky me të cilën komuna e Vitisë ka raporte të mira por edhe një binjakëzim zyrtar. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar atij mirëseardhje siç tha ai në komunë e tij binjake. Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë dhe qyteti i Masonit kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre. Kryetari Haliti tha se Masoni e kishte ndihmuar më parë edhe Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti duke dhuruar…

