Policia në Gjilan ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar i cili ditë më parë ishte përleshur fizikisht me një person tjetër.
“Gjatë kësaj përleshje mësohet se i arrestuari i ka shkaktuar lëndime personit tjetër dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, njoftoi sot Policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


