- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Arrestohet një person në Kamenicë për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
Është arrestuar një person në Kamenicë, pasi që dyshohet për mbajtje të materialeve me përmbajtje të shfytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, bëhet e ditur nga burimet zyrtare policore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Në fshatin Llabjan të Novobërdës është konfiskuar një revole me gaz me gjashtë fishekë dhe dhjetë gëzhoja. Rastin e ka bërë me dije Policia e cila ka thënë se i njejti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Policia njofton se arrestimi i tij ka ndodhur, pasi që tek i njejti është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me katër fishekë, gjatë një kontrolli. Me vendim të prokurorit personi i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Hyseni: Energjia, entuziazmi dhe besimi që na përcollën banorët e kësaj lagje, motivim i madh për të vazhduar tutje fuqishëm
“Sonte na bëri bashkë Aziz Bunjaku nga Lagjja e Tetë, i cili hapi dyertë e konakut të tij për ta mirëpritur kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për Asamble, Shefket Kqiku dhe Enver Haziri”, thuhet në njofitmin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan. “Energjia, entuziazmi dhe besimi që na përcollën banorët e kësaj lagje, janë motivim i madh për të vazhduar fuqishëm çdo ditë e çdo natë deri në ditën e zgjedhjeve” thuhet në njoftim. #BashkëpërGjilanin #12tetor 105
Komuna e Gjilanit, po vazhdon me trajnimet e mësimdhënësëve gjatë vikendeve. Procesi pritet të përfundoi gjatë shtatorit dhe i cili ofrohet falas. Për të parë ecurinë e trajnimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun. Shpend Nuhiu, drejtor për Arsim, tha se trajnimi për 1392 mësimdhënës në komunën tonë është në fazën e fundit. Për herë të parë, një trajnim i tillë po ofrohet falas për mësimdhënësit e komunës sonë. “Procesi i trajnimeve ka filluar në fund të muajit maj 2025 dhe deri më tani janë trajnuar 45 grupe mësimdhënësish, nga…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 6 personave për vepra penale të ndryshme
Aktakuzat që janë ngritur brenda 24 orësh janë me sa vijon: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Kanosje ”. Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘ Vjedhje pylli ”./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, ka vazhduar me përkrahjen e fermerëve përfitues me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Me këtë rast sot kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 37 plugjeve, 30 rrotokosa, 5 mbjellëse të patates dhe 4 nxjerrëse te patates. Me këtë rast kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë po vazhdojnë me ciklin e përkrahjes së fermerëve vitias, duke potencuar se ai është krenar me fermerët vitias dhe produktet bujqësore që plasojnë ata në treg. Ai gjithashtu tha se me përkrahjen e fermerëve me mekanizmat…
Një lajm të rëndësishëm për gjithëpërfshirje në arsim e dha drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ku edhe katër logopedë të rinj janë për shkollat e komunës sonë për këtë gjysmë vjetor. Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet OJQ-së “Inkluzioni” dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit. “Ky bashkëpunim ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve me vështirësi në të folur dhe komunikim, përmes ofrimit të shërbimeve logopedike dhe krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës për zhvillimin e tyre”, tha Shpend Nuhiu. Drejtori i Arsimit, theksoi se projekti parasheh ofrimin e shërbimeve logopedike në shkollat dhe institucionet parashkollore të Komunës…
“Sektori i bujqësisë i Komunës së Gjilanit, vazhdon të ketë përkrahje institucionale, ku dhe nuk mungojnë as rezultatet”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka vizituar fermerin e vyeshëm në fshatin Livoç i Epërm. “Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit./GJILANI INFO/
“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me banorët e Llovcës në një tubim madhështor, aty ku në zgjedhjet nacionale të shkurtit shënuam fitore të madhe”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, si kandidat i Vetëvendosjes, e kërkon edhe një mandat. Ai shtoi se Llovca vazhdon të mbetet forcë e madhe edhe në këto zgjedhje lokale. “I njëjti entuziazëm dhe e njëjta energji u pa qartë edhe mbrëmë, e Llovca vazhdon të mbetet forcë e madhe edhe në këto zgjedhje lokale. Faleminderit Llovcë”, ka thënë Hyseni.

