Author: admin

Pas kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, të Klubit të Futbollit “Drita”, njëherësh edhe kampioni i Kosovës, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, tha se historia shkruhet përsëri “FC Drita nga Gjilani, kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses i madh për klubin, qytetin dhe gjithë futbollin kosovar. Gjilani, është kryeqyteti i krenarisë dhe futbollit kosovar”, tha kryetari Alban Hyseni. Në ndeshjen e kthimit të play-offit, Drita mposhti Differdange me rezultat 1-0 në Luksemburg, ku dhe ka siguruar kualifikimin historik në fazën e grupeve të…

Read More

Anita Hoxha I dashur mik, emrin mik ta kam venë ! Mbas shumë kohësh, përsëri të kujtova, Ndoshta, ca fjalë lamë dikur pa thënë… A ndoshta, mallit unë prapë, u gjunjezova !? Ngrysur letrën time do ta lexosh, e di Nga ajo tjetra, do perpiqesh,ta fshehesh ! Çdo rresht, do e shohësh serioz, me habi Gabimet e rinisë, mua do t’mi hedhësh. Do nxitosh, në dhomën tënde, i trishtuar… Rrëmon me duar, në atë sirtar të vjetër, Viteve, kujtimet janë zverdhur e harruar… Dhe pse ti ke ruajtur, çdo t’imen letër ! Mos u tremb, nga letra ime sot,…

Read More

Në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, është përuruar sot çerdhja publike për fëmijë. Me këtë rast, komuna e Vitisë është bërë me çerdhen e tretë publike pas asaj në Viti dhe Çifllakë. Në ceremoninë e përurimit dhe prerjes së shiritit mori pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti. Kryetari Haliti uroi banorët e Drobeshit dhe të fshatrave përreth për hapjen e kësaj çerdheje, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi i hershëm dhe përkujdesja për fëmijët. “Kjo është çerdhja e tretë publike në territorin e komunës sonë. Do të hapim shumë më shumë…

Read More

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), ka ndarë mirënjohje për Komunën e Gjilanit: për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm në promovimin e një planifikimi buxhetor të hershëm, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm gjinor dhe social.Komuna e Gjilanit, është model i organizimit të dëgjimeve buxhetore, ku edhe sivjet janë mbajtur dëgjimet për planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, buxhetimi me pjesëmarrje dhe Korniza Afatmesme Buxhetore.Në kuadër të mbështetjes disa-vjeçare të projektit DEMOS, është mbajtur punëtoria, e cila do të shërbejë si një hap final për të reflektuar mbi rrugëtimin e përbashkët.Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, kanë rrëfyer…

Read More

Kryetari i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e radhës, me pjesëmarrjen e anëtares së Komisionit, znj. Laura Pula, si dhe udhëheqëses së Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë (NJShPP), znj. Arta Kelmendi, udhëheqësit të Departamentit për Teknologji Informative në kuadër të Sekretariatit të KPK-së, z. Nexhat Haziri dhe përfaqësuesve të tjerë nga stafi profesional dhe administrativ. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi gjithëpërfshirës i analizës së vlerësimit për nevojat për prokurorë në Prokurorinë Themelore në Prizren, me fokus të veçantë në identifikimin e mungesës së prokurorëve në departamentet e veçanta,…

Read More

Është bërë inaugurimi i pikës së re grumbulluese për pemë të imëta në Shtanishor nga Komuna e Gjilanit, mbështetur nga TIKA Turke, me iniciativën e Shoqatës “Mjedra e Kosovës”. Kjo pikë ofron mundësi për fermerët e Anamoravës e më gjerë që të ruajnë prodhimet e tyre. Në ceremoni ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ambasadori i Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angili, koordinatorja e TIKA në Kosovë,  Fulya Aslan, nënkryetari i Komunës së Artanës, Bajrush Ymeri, drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, fermerë dhe zyrtarë të tjerë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kishte kënaqësinë të…

Read More

“Gastronomët tanë kanë kaluar sfida të mëdha që nga pandemia që i goditi rëndë, e deri te politikat jo të favorshme të qeverisjes aktuale. Prandaj është koha të sigurohet një qasje më e drejtë ndaj tyre”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së, Dega në Gjilan, njëherësh edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit të këtij viti. Sipas tij, për gastronomët duhet të ketë një orar pune i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, që të mos dëmtohet kjo kategori që gjeneron ekonomi dhe vende pune për qindra familje. “Të krijohet një rregullore e balancuar për ndotjen akustike,…

Read More

Punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”, po vazhdojnë drejt finalizimit. Për të parë ecurinë e punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. “Rruga “Hamdi Kurteshi”, po finalizohet. Punimet po ecin jashtëzakonisht mirë dhe së shpejti do të realizohet rrethrrotullimi, për të vazhduar me shtresën finale të asfaltit”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se ky projekt është një hap i madh drejt një qarkullimi më të lehtë dhe një infrastrukture më moderne për Gjilanin që duam./GJILANI INFO/

Read More