Author: admin

Brenda 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza: Një aktakuzë ndaj një perosni për veprën penale, ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktakuzen e radhës ndaj një personi për vepër penale ”Kanosje”. Ndërkaq, aktakuzen e fundit  ndaj një personi për vepër penale “Sulm”./GJILANI INFO/

Read More

Kanë nisur punimet për projektin më të madh kapital në historinë e Gjilanit, Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro. Po ashtu nisën punimet edhe për 6 rrugë rreth 8 kilometra vlera e të cilave arrijnë 3 milionë euro. Do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i qarkores me rrugën e Prishtinës, mbi 300 mijë euro investim. Në vënien e gurthemelit të këtyre projekteve pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga ministritë, drejtorë e zyrtarë komunalë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se:…

Read More

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Viti, pasi që gjatë djegies së disa mbeturinave, zjarri kishte dalur jashtë kontrollit nga flaka e të cilit është djegur një fushë. Ndërkaq, situta e  krijuar kishte paraqitur edhe rrezik për banorët e një fshatit të kësaj komune. Për shuarjën e zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësit të cilët edhe kanë arritur për ta shuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, bëri me dije sot Policia. /GJILANI INFO/

Read More

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Arbër Ismajli, i cili njëherësh është edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka njoftuar se do të ketë takime të rëndësishme me bashkëqytetarët tanë gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. “Bashkë me nënkryetarin e LDK-së dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Lutfi Haziri, do të zhvillojmë dy takime të rëndësishme me bashkëqytetarët tanë gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër”, ka thënë Arbër Ismajli. Sipas tij, takimet e parapara: Takimi i parë Data: 04.09.2025 Ora: 20:00 Adresa: My…

Read More

Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar tri shkolla fillore të qytetit: “Thimi Mitko”, “Nazmi Hoxha” dhe “Selami Hallaqi”. “Nga afër pashë përgatitjet që janë bërë për fillimvitin shkollor dhe u takova me nxënësit e gëzuar që nisën sot rrugëtimin e tyre të dijes”, ka thënë Hyseni. Kreu i komunës së Gjilanit tha se poashtu këtë javë, në kuadër të DKA-së, fillojnë edhe kampanjën “Java kundër dhunës – Shkolla jonë, vend i dijes dhe i dashurisë”. “Atmosfera e sotme ishte e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe shpresë për…

Read More

Ndërkaq, me analiza fillohet nga ora 8:00 deri ora 13:00. Për të bërë analizën e pap-testit ju duhet të vizitoni QMG (Qendrën për mirëqenjen e gruas) në objektin spitalor Gjinekologji kati I. Analiza e pap-testit: – Rritja e ndërgjegjësimit për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. – Për trajtim të suksesshëm dhe me kohë. – Mundësia e ofrimit të shërbimit për të gjitha gratë pa asnjë dallim dhe pa u ngarkuar dhe kufizuar nga kostoja financiare. – Trajtimi i infeksioneve nga HPV(Human papilloma virus) që zbulohet me paptest dhe jep mundësinë për të nisur në kohë me mundësinë…

Read More

“Shkolla është vendi ku mësohet, ku vlerësohet çdo përpjekje, ku nderohet puna e ndershme dhe ku dashuria për dijen na bashkon të gjithëve. Është vendi ynë i përbashkët, ku secili prej jush ka të drejtë të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur”, ka thënë sot, Shepnd Nuhiu, Drejtor për Arsim në Gjilan. Sipas tij, fillimi i vitit të ri shkollor është gjithmonë kohë entuziazmi dhe një mundësi për të mësuar e krijuar lidhje të reja. “Të gjithë nxënësve, si atyre që po na bashkohen për herë të parë, ashtu edhe atyre që po kthehen nga pushimi veror,…

Read More

Në emër të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune,Kushtrim Zeqiri, ndarë sot mirënjohje për Abdulla Syla, për kontributin jetësor në sportin e footballit. I lindur më 29 shtator 1956 në Livoq, Abdulla Syla, i njohur nga të gjithë si “Dulla”, u bë një figurë që e lidhi jetën me futbollin. Që nga ditët e para të themelimit të SC Gjilanit, ai ishte pjesë e pandashme e klubit, duke shërbyer në role të ndryshme si drejtues, sekretar dhe përfaqësues në komisione të shumta pranë strukturave futbollistike vendore. Në vitet ’80,…

Read More

Është bërë prezantimi i raportit të kontrolleve  sistematike të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe klasat e para nga mosha pesë vjeçare në shkollat dhe çerdhet publike e private për vitin 2024-2025. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kanë bërë kontrollet sistematike në shkolla. “Edhe këtë vit kemi realizuar kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit tanë, një praktikë që e kemi zbatuar çdo vit prej se jemi në qeverisje”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se për herë të parë, këtë vit kontrollet janë zgjeruar edhe në parashkollor, çerdhe, si dhe në institucionet  publike e private. Më tej…

Read More